SHBA-të kanë njoftuar tërheqjen nga organizata kulturore UNESCO, për herë të dytë gjatë presidencës së Donald Trump, pas një tërheqjeje të ngjashme gjatë mandatit të tij të parë.
Në vitin 2023, SHBA ishte rikthyer në UNESCO gjatë presidencës së Joe Biden. Megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi ditën e martë se vendimi për largim u mor pasi pjesëmarrja në organizatë “nuk ishte më në interesin kombëtar të vendit”.
“UNESCO promovon kauza sociale e kulturore përçarëse dhe fokusohet në mënyrë të tepruar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, një agjendë ideologjike globale që bie ndesh me politikën tonë të jashtme America First”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) u themelua në vitin 1945 pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Synimi i saj është të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e artit, shkencës, arsimit dhe kulturës./tvklan.al












Botërori 2026 
