Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi në një intervistë këtë javë se ekzekutimi i Nidal Hasan, autorit të masakrës në bazën ushtarake Fort Hood në Teksas, do të jetë publik.
Sulmi ndodhi më 5 nëntor 2009, kur Hasan, një ish-psikiatër ushtarak, hapi zjarr ndaj personelit në bazë, duke vrarë 13 persona dhe plagosur 32 të tjerë. Ngjarja tronditi Shtetet e Bashkuara dhe ngriti shqetësime të mëdha për sigurinë në instalimet ushtarake.
Hasani u shpall fajtor në vitin 2013 dhe u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake. Pas përfundimit të procedurave gjyqësore, presidenti Donald Trump miratoi ekzekutimin e tij në tetor 2026.
Sipas planit të njoftuar nga autoritetet amerikane, ekzekutimi është caktuar për më 3 dhjetor 2026, në bazën Fort Hood, dhe pritet të kryhet me skuadër pushkatimi.
Hegseth ka deklaruar se ekzekutimi do të transmetohet drejtpërdrejt, duke e bërë të mundur që publiku ta ndjekë. Kjo nismë ka ngjallur diskutime mbi transparencën, etikën dhe mënyrën sesi duhet të trajtohen publikisht ekzekutimet.
Nëse realizohet sipas planit, ky do të jetë ekzekutimi i parë i një të dënuari nga ushtria amerikane që nga viti 1961, duke shënuar një ngjarje të pazakontë në historinë e drejtësisë ushtarake amerikane.
/tvklan.al












Botërori 2026 
