Departamenti Amerikan i Tregtisë ka njoftuar se do të vendosë tarifa deri në 3.521% për importet e paneleve diellore nga 4 vende të Azisë Juglindore. Ky plan tarifash vjen pas një hetimi që filloi një vit më parë, ku disa prodhues të mëdhenj të këtyre paneleve diellore i kërkuan administratës së atëhershme të Joe Biden që të mbronte operacionin e tyre në SHBA.

Plani i propozuar për tarifat është në fakt një përgjigje për pretendimet për subvencione nga Kina dhe hedhjen futjen e produkteve të lira në tregun amerikan. Taksat pritet që të prekin disa kompani të mëdha në Kamborixhia, Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam.

Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë do të marrë një vendim përfundimtar mbi tarifat e reja në Qershor të këtij viti. Këto tarifa të parashikuara do të jenë të ndryshme në kompani dhe vende të ndryshe ku prodhohen panelet diellore.

Disa eksportues të paneleve diellore në Kamboxhia përballen me tarifa të larta prej 3,521% për shkak të asaj që u pa si mungesë bashkëpunimi me hetimin e Departamentit të Tregtisë.

Produktet e prodhuara në Malajzi nga prodhuesi kinez “Jinko Solar” u përballën me disa nga tarifat më të ulëta prej pak më shumë se 41%. Kurse një tjetër firmë me bazë në Kinë, Trina Solar, përballet me tarifa prej 375% për produktet që prodhon në Tajlandë.

Taksat do të vendosen në krye të tarifave të tjera tregtare të vendosura tashmë nga administrata Trump./tvklan.al