Vrasja e tre vajzave të vogla nga babai i tyre ka tronditur SHBA-në.

Tre motrat u gjetën të pajeta me qese mbi kokat dhe me duar të lidhura çka tregon se ato kanë ndërruar jetë nga asfiksia.

Autoritet në Uashington janë vënë në kërkim të babait Travis Decker ndaj të cilit rëndojnë akuzat për vrasje dhe rrëmbim pasi trupat e tre vajzave të tij Paityn 9 vjeç, Evelyn 8 vjeç dhe Olivia 5 vjec u zbuluan në një kamping të largët pranë kamionit të tij të braktisur.

32-vjeçari i kishte marrë vajzat nga shtëpia e ish-gruas së tij, Whitney Decker, për një vizitë më 30 maj dhe i kishte çuar në një kamping në qytetin rural të Wenatchee, në Uashington.

Nëna e vajzave ishte ajo që lajmëroi policinë për zhdukjen e vajzave, pasi ish-bashkëshorti nuk i ktheu ato në shtëpi.

Një shpërblim prej 20 mijë dollarësh është ofruar për informacionet që mund te çojnë në arrestimin e të riut, i cili mësohet se më herët ka shërbyer në ushtrinë amerikane.

Gruaja e tij, Whitney, kërkoi divorc në vitin 2024, duke përmendur si shkak paqëndrueshmërinë e tij mendore.

Decker ishte diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor dhe sipas ish-bashkëshortes së tij ai nuk po merrte ilaçet e tij.

Klan News

/tvklan.al