Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Nuk do të ketë zgjedhje elektorale në Kosovë, kështu ka deklaruar në ambasadën Amerikane në Tiranë, shefi i misionit amerikan në Kosovë Leri Rosen. Ne tha ai shpresojmë që të mbahen në Tetor zgjedhjet lokale por nuk dimë se cilat janë ato zyra, për të cilat mund të zgjidhen këta njerëz. Prioriteti ynë tha Leri Rosen është forcimi i autonomisë substanciale të përcaktuar në rezolutën e OKB-së. Shefi i misionit amerikan në Kosovë deklaron se SHBA nuk mendon se ekziston një ide për Shqipërine e Madhe. Sigurisht tha Rosen qe do të ketë një bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria si shtet fqinj vijoj Rosen, mund të ketë një rol pozitiv në Kosovë, si në lidhjet ekonomike dhe institucionet demokratike, të rendit, arsimit, kulturës etj. Gjithashtu Rosen foli edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe uljen e dhunës etnike. Duhet ngritur zëri ndaj kësaj dhune etnike, theksoi ai dhe idea nuk është për të harruar atë që ndodhi,  por sepse jo gjithçka u bë nga populli serb. Edhe komuniteti ndërkombëtar tha ai ka përgjegjesinë e vetë, por mund të them se në aspektin e gjykatave kjo punë ka ecur më ngadalë. Rosen ka deklaruar se nga shkurti do të filloj procesi i gjyqeve në Kosovë. Ai është ndalur edhe te krimi i importuar nga shqipëria. Në përfundim Leri Rosen ka deklaruar se NATO do të jetë prezente në Kosovë përsa kohë të zbatohet marrëveshja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego