Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas shembjes së një formacioni shkëmbor në rajonin e Kapadokias këtë të enjte në Turqi, një zonë e mbrojtur nga UNESCO.
Fillimisht, autoritetet raportuan dy viktima, por ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën më vonë një tjetër trup te pajete.
Operacionet vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa mjetet e rënda dhe ndriçuesit e fuqishëm u përdorën për të kontrolluar zonën dhe për të kërkuar persona të tjerë.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan një zhurmë të fortë kur shkëmbi u shemb, duke ngritur një re të madhe pluhuri. Zona u mbyll për publikun pas incidentit.
Kapadokia është një nga destinacionet më të njohura turistike të Turqisë, e famshme për formacionet shkëmbore në formë koni, të njohura si “oxhaqet e zanave”, si dhe për qytetet nëntokësore dhe kishat e gdhendura në shkëmbinj.
Në vitin 2025, rajoni u vizitua nga rreth 4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj.
/tvklan.al












Botërori 2026 
