Nuk kanë të ndalur problemet me urat rrugore në Itali.

Një urë 260 metra e gjatë u shemb në gjithë gjatësinë e saj në rajonin verior të Toskanës.

Të plagosur lehtë mbetën dy shoferë që qarkullonin me automjete në momentin e shembjes.

Ura lidhte qytezën e Aulas me autostradën lidhëse mes Xhenovës dhe Firences.

Qarkullimi në këtë urë ishte në nivele tepër të ulta, për shkak edhe të masave bllokuese kundër përhapjes së koronavirusit.

Shkaqet e shembjes së urës janë ende nën hetim, por kohët e fundit në disa pjesë të saj ishin shfaqur çarje të mëdha.

Italia kujton ende tragjedinë e gushtit 2018, kur u shemb ura e famshme Morandi në Xhenova që i mori jetën 43 personave.

Tv Klan