Teksa vijon puna për shembjen e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama garanton se ky proces nuk do të ndalet deri në zhdukjen e fenomenit. Në një reagim në rrjetet sociale, paralajmëron një paketë të re masash për abuzuesit.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, por një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe ‘symbyllurit’ në inspektoriate, polici e me radhë.”

Reagimi i kreut të qeverisë u shoqërua me pamjet nga Kepi i Rodonit, në bashkinë e Durrësit, ku janë shembur ndërtesa të ngritura pa leje në një nga zonat më të veçanta të natyrës shqiptare, të cilat, siç tha ai, ishin kthyer në burim fitimi përmes abuzimit me hapësirat publike.

Klan News

/tvklan.al