Këtë fundjavë edhe Shëngjini çeli zyrtarisht sezonin e ri turistik. U zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore, sportive dhe lojëra për fëmijë. Pjesë e organizimeve ishte edhe ky panair i kulinarisë. Operatorët turistikë dhe bizneset ekspozuan për vizitorët gatime tradicionale të zonës.

Autoritetet presin që edhe ky sezon të ketë ritmin e viteve të shkuara dhe Shëngjini të presë turistë të shumtë nga e gjithë bota. Pjesë e aktiviteteve ishin edhe përfaqësues të pushtetit qendror.

Shëngjini dhe pjesa tjetër e bregdetit të Lezhës janë kthyer vitet e fundit ndër destinacionet më të preferuara në vendin tonë. Lezha nuk preferohet vetëm për detin, por edhe për historinë, kulturën dhe kulinarinë.

Klan News

/tvklan.al