Bregdeti i Lezhës përveçse një destinacion për pushime, është kthyer edhe në një hapësirë për librin dhe letërsinë. Për të dytin vit është organizuar panairi i Librit, një aktivitet që lexuesit me krijimtarinë letrare.
Edicioni i këtij viti bëri bashkë shkrimtarë, poetë, botues dhe lexues. Tema e këtij viti ishte letërsia përtej kufijve, duke sjellë krijimtarinë e autorëve që shkruajnë jashtë vendit.
Pjesë e panairit ishin edhe emra të njohur të letërsisë shqiptare, si Preç Zogaj, Mimoza Ahmeti dhe Rita Petro.
Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, e vlerësoi panairin si një aktivitet që u ofron pushuesve një përvojë tjetër në Shëngjin.
Panairi i librit në Shëngjin u organizua nga Bashkia e Lezhës dhe Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja”.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 