Penalltia e shënuar nga Nedim Bajrami nuk i ka mjaftuar Rejnxhërsit për të shmangur eliminimin nga Kupa e Skocisë përballë rivalëve të betuar të Sëlltikut. Tifozët pushtuan fushën dhe u përplasën me njëri-tjetrin, aq sa u desh ndërhyrja e policisë për të vendosur rregull pas ndeshjes.

Nazmi Gripshi ka gjetur golin e parë në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi me Rubin Kazanin në fitoren 2-1 që këta të fundit arritën kundër Krasnodarit. Gripshi u transferua nga Astana në merkaton e janarit.

Taulant Seferi është i pandalshëm në ligën e parë turke. Sulmuesi kuqezi arriti që të shënonte me penallti dhe të jepte një asist në humbjen që skuadra e tij Bodrumspor pësoi 3-4 kundër Erokspor.

Penalltia e Qazim Laçit ka rezultuar vendimtare për skuadrën e Rizesporit kundër Antaliasporit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 10-të për të vulosur ndeshjen.

Ky ishte goli i katërt në kampionatin turk për Laçin, i cili gjithashtu ka dhënë edhe 6 asiste, duke konfirmuar formën pozitive që po kalon këtë sezon.

/tvklan.al