Sherebela duket se ka një armë kundër plakjes. Sipas një studimi të fundit preklinik tek kaviet e laboratorit rezulton se një dozë ekstrakti nga kjo bimë mund të zgjasë pritshmërinë e jetës në mënyrë më të shëndetshme.

Testet in vitro dhe testet mbi kaviet, pas një trajtimi me ekstrakt sherebele e tretur në ujë kanë rritur ndjeshëm mbijetesën tek to në krahasim me grupin tjetër të kafshëve që nuk iu nënshtruan të njëjtit trajtim.

Ekstrakti kishte agjentë që vepronin dhe reduktonin në mënyrë domethënëse qelizat e plakura, shumë më tepër se çdo substancë tjetër të njohur deri më sot. Gjithashtu ka ulur ndjeshëm disa simptoma të lidhura me moshën e me efekte mbi muskujt, veshka, lëkurë dhe mushkëri.

Klan News