Derbi i Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahces është shndërruar në një arenë përleshjesh.

Në vërshëllimën e fundit të arbitrit lojtarët kanë humbur toruan duke krijuar një situatë të pazakontë e cila përshkallëzoi në një sherr masiv dhe goditje mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Një incident mes sulmuesit turk Arkturkoglu dhe Roland Sallait solli përfshirjen edhe të lojtarëve të tjerë dhe stafet e të dyja ekipeve. Për të qetësuar situatën u desh edhe ndërhyrja e policisë.

Galatasaray fitoi ndeshjen e luajtur në Rams Park Stadium me dopietën e sulmuesit Osimhen. Nigeriani realizoi në pjesën e parë të sfidës, një gol në minutën e 29-të dhe tjetrin në të 44-tën.

Fenerbahce shkurtoi diferencat me Kahveci në fillimin e pjesës së dytë, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

/tvklan.al