Një përleshje masive shpërtheu sot në parlamentin e Armenisë mes deputetëve të shumicës qeverisëse “Kontrata Qytetare” dhe bllokut opozitar “Armenia e Fortë”.
Siç shihet edhe në pamje, përplasja ka qenë e ashpër, aq sa edhe ndërhyrja e forcave të sigurisë nuk ka mundur të shuajë konfliktin.
Dhuna fizike mes deputetëve i shkaktoi plagë në hundë një deputeti të opozitës, i cili u dërgua në spital.
Shkak për sherrin u bënë fyerjet e shkëmbyera mes deputetëve gjatë debatit për zgjedhjen e një anëtari të Dhomës së Auditimit, që është organi më i lartë i kontrollit financiar në Armeni.
Kreu i parlamentit urdhëroi që transmetimi i drejtpërdrejt i seancës të mos ndërpritej në momentin e konfrontimit masiv, pasi sipas tij “publiku duhej të shohë gjithçka ndodh në të vërtetë në sallë”. Përplasja mes ligjvënësve vazhdoi edhe jashtë ambienteve të sallës.
Incidenti nxori në pah tensionet brenda parlamentit të Armenisë, ku mosmarrëveshjet mes palëve janë të thella.
/tvklan.al












Botërori 2026 
