Një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjedhur të luajë me kafshën e gabuar teksa ishte në plazh. Në internet është bërë virale teksa një burrë futet në ujë dhe më pas “përleshet” me një peshkaqen.

Ngjarja ka ndodhur në një plazh në Delaware ndërsa pushuesit që ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë mbetur të shokuar.

Personi në video duket teksa e kap peshkaqenin dhe kërkon të pozojë para aparatëve fotografikë. Për më tepër ai e kap dhe ia hap gojën me dorë pa pasur frikë aspak peshkaqenit.

Më pas, burri mësohet se e ka lëshuar kafshën në ujë. Fatmirësisht nga e gjithë ngjarja nuk ka mbetur asnjë person i lënduar. /tvklan.al