07 nëntor 2026 – Një konflikt i çastit mes disa personave ka degjeneruar në dhunë fizike, duke shkaktuar tension në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku gjatë përplasjes një prej personave dyshohet se ka pasur edhe një mjet prerës, thikë, raporton gazetarja e Klan News Greta Haskaj.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të ndarë personat e përfshirë në konflikt. Gjatë ndërhyrjes, njëri prej tyre është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të policisë për të ndaluar.
Për ta neutralizuar, efektivët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa personi është kapur dhe ndaluar disa metra më tutje.
Të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.
/tvklan.al












Botërori 2026 