Një adoleshent 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas sherrit me një bashkëmoshatar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës në rrugën “Butrinti”.

Policia bën me dije se 17-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, autori i dyshuar, po 17-vjeçar, është shoqëruar në polici.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Goditi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe shoqërohet 17-vjeçari.

Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al