Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi janë përfshirë në një sherr me kushërinjtë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Sukthit në Durrës.

39-vjeçari me iniciale A.L., pronar i lokalit ku ndodhi sherri, goditi me sende të forta kushëririn e tij 28-vjeçar me iniciale L.L. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.

Për këtë rast u proceduan penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vëllezërit Xh.L. 48 vjeç dhe Sh.L. 45 vjeç. /tvklan.al