Autori Mikel Zaka dorëzohet në polici. Nga tre të plagosurit, një në gjendje të rëndë
Ky është 23-vjeçari shqiptar, Mikel Zaka, i cili qëlloi për vdekje një natë më parë në Itali një 27-vjeçar, po ashtu shqiptar. Mediat italiane raportojnë se viktima quhet Kasen Kasmi dhe njihej ndryshe në zonë me emrin “Carletto”. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në Frosinone dhe të plagosur mbetën tre persona. Të plagosurit, janë vëllai i viktimës dhe dy persona të tjerë, vëllezër me njëri-tjetrin.
Autori 23-vjeçar u dorëzua vetë dhe falë dëshmisë së tij, autoritetet kanë arritur të zbardhin dinamikën e ngjarjes. Zaka ka thënë se ka qenë në lokal me një grup shokësh kur kanë mbërritur 4 shqiptarët e tjerë. Nga dëshmia e tij rezulton se me armë është qëlluar nga brenda lokalit. Pra ndryshe nga çfarë ishte raportuar se autori kishte shkuar me një makinë tip Lancia Ypsilon.
Zaka është shprehur se arma nuk është e tij, por ia kishte marrë nga duart njërit prej personave që hynë në lokal. Sipas një piste tjetër, dy shqiptarët që kanë shkuar me makinë tek vendi i ngjarjes mendohet të kenë qenë të pajisur me një thikë, ndërsa i arrestuari qëlloi për të mbrojtur veten. Zaka ka qëlluar të paktën 6 herë me pistoletën e kalibrit 22. Një prej tyre e goditën Kasmin në qafë i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Një prej tre të plagosurve paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mikel Zaka, ka deklaruar në polici se e ka kryer krimin pas një debati për çështje sentimentale për një vajzë. Por policia nuk e beson totalisht këtë version dhe nuk përjashton pistat e tjera që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.
Zaka nuk ka rekorde kriminale, por vetëm vitin e kaluar është ndaluar për drogë në Casermone ku u kap me një sasi të madhe parash dhe dyshohej si korrier i një bande droge.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
