Edhe pse të famshme botërisht, Cardi B dhe Nicki Minaj janë përplasur fizikisht gjatë Javës së Modës në New York. Pamjet janë filmuar nga kamera amatore nga të pranishmit gjatë kohës kur Cardi B ka goditur me këpucë reperen Minaj.

Shkak i sherrit mendohet se janë fjalët jo të mira që Minaj ka përhapur për rivalen e saj.

Nuk ka pasur të lënduar nga incidenti, pasi kanë qenë rojet e sigurisë që kanë nderhyre menjëherë për të qetesuar situatën.

Nicki Minaj ka një karrierë të konsoliduar në tregun muzikor, e famshme edhe për format e saj, ndërsa Kardi B ka pak kohë që ka hyrë suksesshëm në botën e muzikës.

Tv Klan