➣ Një ngjarje e rëndë ndodhi në një fluturim nga Dubai drejt Tel Avivit, kur një pilot goditi me thikë kolegun e tij dhe duket se tentoi të përplasë avionin. Avioni ra 5200 metra për më pak se dy minuta, përpara se të devijohej drejt Arabisë Saudite.
➣Pasagjerët raportuan panik dhe britma në bord, ndërsa disa persona hynë me forcë në kabinën e pilotit për të neutralizuar autorin. Një pasagjer tha se ata arritën të merrnin kontrollin e fluturimit nga “një person me thikë”, ndërkohë që dy pilotë të tjerë, të ulur në pjesën e pasme, dolën përpara për ta ulur avionin.
➣ Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se piloti është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet saudite. Piloti tjetër ishte nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
➣ Për të gjitha zhvillimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi, ndiqni lajmet minutë pas minute në tvklan.al! 📰












Botërori 2026 