Katër persona kanë përfunduar në pranga në Sarandë pas një sherri për motive të dobëta.

Një 28-vjeçar dhe një 21-vjeçar udhëtonin bashkë në një makinë ndërsa një 40-vjeçar dhe një 18-vjeçar me një mjet tjetër.

Ata kanë përplasur me njëri-tjetrin dy automjetet ku po udhëtonin. Më pas janë konfliktuar fizikisht.

Gjatë kontrollit në makinat e tyre, tip “Audi” dhe Nissan” shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje./tvklan.al