Përplasja për parkimin e një makine para banesës së fqinjit në qytetin e Kavajës i mori jetën Alket Isufit alias Skerdilajd Isufi, mesditën e së shtunës.

47-vjeçari u godit me një thikë në zemër nga fqinji i tij. Sipas policisë, autor i dyshuar është L.P, një bashkëmoshatar.

Isufi kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit L.P. Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar atij që të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre.

Në debat e sipër, L.P ka nxjerrë një mjet prerës dhe e ka goditur dy herë Isufin, i cili ndërroi jetë në spital.

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Tv Klan

/tvklan.al