Një sherr mes 4 të miturve ka ndodhur pranë një picerie në lagjen “22 Tetori” në Berat gjatë mbrëmjes së djeshme.

Dyshohet se për motive të dobëta, 2 vëllezër 16-vjeçarë me inicale R.Q. dhe G.Q. si dhe një 16-vjeçar tjetër me iniciale I.B. janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta një 17-vjeçar që punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit tre 16-vjeçarët me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./tvklan.al