Policia e Kamzës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosje së një 29-vjeçari, pasditen e të premtes. Ai është 23-vjeçari Emanuel Buci, i cili qëlloi me armë zjarri 29-vjeçarin Mikel Xhetani.

Identifikimi i autorit të kësaj ngjarje është bërë nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë. Siç duket edhe nga këto foto të siguruara nga Klan News, shfaqet momenti kur Emanuel Buci del nga garazhi dhe drejtohet për tek i riu Mikel Xhetani.

Pasi debaton me 29-vjeçarin e qëllon me armë zjarri duke e plagosur në këmbë. Sipas policisë, shkak për sherrin që përfundoi në përdorimin e armës së zjarrit është bërë parkimi i një automjeti. Për arrestimin e 23-vjeçarit Buci, policia deklaron se vijon kontrollet në të gjithë zonën.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një Audi A5, ngjyrë të bardhë. Policia po punon për të gjetur dhe automjetin e autorit.

Mikel Xhetani u dërgua në spital dhe mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Klan News

/tvklan.al