Gjykata Kushtetuese vendosi të lërë në fuqi masën ekstreme të përjashtimit të deputetëve me 60 ditë nga punimet e Kuvendit kur ata kryejnë veprime që bien ndesh me rregulloren, si përdorimi i lëndëve piroteknike, tymueseve dhe bojërave në sallën e Kuvendit.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, togat e zeza thonë se njëzëri vendosën të shfuqizojë disa nga ndryshimet që mazhoranca e majtë bëri në rregulloren e Kuvendit.

Një prej tyre është edhe përjashtimi i deputetëve për 30 ditë nëse përdorin dhunë ndaj kolegëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të seancave dhe efektivëve të gardës së republikës.

Gjithashtu gjykata vendosi të shfuqizojë edhe ndryshimin që parashikon ndëshkimin e deputetit kur kryen veprime ose sjellje që dyshohet se përmbajnë elemente të veprës penale, të parashikuara në Kodin Penal.

Tv Klan