F. Z është një ndër dhjetë të miturit e ndalur nga policia vetëm në muajin e fundit për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Kjo shifër bëhet e njohur nga Qëndra Ligjore për të Miturit, psikologët e së cilës shpjegojnë shkaqet që shtyjnë ktë moshë drejt krimeve të rënda, ndër të cilat edhe vrasja.
“Shkaqet mund të jenë të shumta, duke përjashtuar shkaqet individuale që është, që janë pjesë e personalitetit të ktyre adoleshentve, që janë përfshirë, modelet që ofron shoqëria fatkeqsisht janë modele të dhunshme. Duke filluar që nga televizori, që nga lajmet e shumta që ne dëgjojmë për vrasje, që nga lajmet e shumta që dëgjojmë për dhunën e përfshirë në të gjithë vëndin, sidomos duke u nisur dhe nga rasti i fundit, modeli i vetgjyqsisë është akoma aktual edhe është vërtet një, ësht kthyer në një plagë.”
Pesëmbëdhjetë vjeçari, i dyshuar si vrasës, mund të jetë personi i tretë të cilit do t’i oforhet ndihmë nga Qëndra Ligjore për të Miturit. Gjatë ktyre muajve të fundit ndihmë i është ofruar një nxënësi që masakroi për vdekje gjyshen e tij në Tiranë dhe një tjetri që pranoi se kishte vrarë bashkfshatarin e tij në Shëngjergj.
“ Në momentet që ai do të jetë në ambientet e burgut, paraburgimit treqind e trembëdhjetë, ne do ofrojmë dhe ndihmën psikologjike, do ta lehtësojmë dhe nga ana psikologjike, por edhe nga ana ligjore pse jo.”
Qëndra Ligjore për të Miturit ka publikuar një raport bazuar në shkrimet e gazetave mbi krimin ku përfshihen të miturit. Gjatë një viti, sipas këtij raporti, veprat penale që kryen ndaj të miturve janë kryesisht përdhunimi apo pedofilia, plagosja, vrasja, aksidente, fatkeqësi, trafikimi e të tjerë. Nga studimi ka rezultuar se të miturit kryejnë të njëjtin lloj krimi ndaj njëri-tjetrit, kryesisht vjedhje, vrasje, plagosje dhe përdhunime. /tvklan.al