Një 20-vjeçar është plagosur me thikë nga një 14-vjeçar në Shijak për motive të dobëta. I riu ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq i mituri është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

“Plagosi me mjet prerës një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar. Rreth orës 21:30, në lagjen ‘Popullore’, Shijak, shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin  R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit,” njofton Policia e Tiranës.

/tvklan.al