Të ftuar:

Ndriçim Mehmeti- ekspert arsimi

Rashela Shehu- pedagoge

Xhafer Rakipllari- këshillues karriere

Irena Myzeqari- pedagoge

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Pite me patëllxhanë (pa peta)

Për brumin:
3 vezë
1 gotë qumësht (200 ml)
1 gotë kos
4 lgj vaj ulliri
200 gr miell për çdo përdorim
1 lç kripë
1 pako pluhur pjekës
Kaçkavall i grirë

Për mbushjen:
600 gr patëllxhanë
Vaj ulliri
1 qepë mesatare
1 spec jeshil (sipas dëshirës)
3 thelpinj hudhra
Kripë dhe piper i zi
1 domate në rende
200 gr djathë
Fillimisht pastrojmë patëllxhanët. I presim ato në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një tepsi me letër pjekje. I spërkatim me pak kripë dhe shumë pak vaj dhe i pjekim për 15-20 minuta në temperaturë 200 gradë. Ndërkohë në një tigan me pak vaj kaurdisim qepën sa të zverdhet pak. Shtojmë specin në kubikë, hudhrat e grira hollë. Rregullojmë shijen me kripë e piper të zi e më pas shtojmë domaten në rende. Nxjerrim patëllxhanët nga furra, i shtojmë në tigan. I përziejmë lehtë dhe i lëmë për 5 minuta të marrin shije me qepën, domatet e hudhrat. Largojmë tiganin nga zjarri, thërrmojmë djathin, e përziejmë dhe e lëmë mbushjen mënjanë. Në një tas përziejmë vezët me kripë, vaj, qumësht e kos dhe i përziejmë me tel dore. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë duke formuar një brumë jo shumë të hollë. Kosistenca e tij të jetë pak më i hollë se brumi i një keku, të jetë i rrjedhshëm nga luga. Lyejmë një tepsi mesatare me vaj, e spërkatim me pak miell misri dhe shtojmë si bazë pak më shumë se gjysma e brumit. Mbi të shpërndajmë mbushjen të niveluar. E mbulojmë sipër mbushjen lugë lugë me brumin e mbetur. E vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.

Supë me kos dhe nenexhik


1 litër lëng mishi pule ose ujë
3 lgj oriz
400 gr kos
2 lgj miell
2 të verdha veze
Kripë dhe piper i zi
1,5 lgj gjalpë
1 lç nenexhik (dhjozmë)

Vendosim në zjarr një tenxhere me 1 litër lëng mishi pule ose ujë për të valuar. Shtojmë në tenxhere 3 lgj oriz dhe e lëmë për të zierë 15-20 minuta deri sa lëngu fillon të trashet. Ndërkohë në një tas vendosim kosin, e përziejmë me tel dore me qëllim që të marrë trajtë kremoze. Shtojmë 2 lugë gjelle mesatare me miell. I përziejmë, e në fund shtojmë 2 të verdha veze. I përziejmë dhe këto me tel dore deri sa përbërësit në tas të marrin trajtë homogjene. Shtojmë në tenxheren ku po zien orizi 1 gotë ujë të ftohtë dhe nga tenxherja marrim 2 garuzhde me lëng dhe e shtojmë në tasin me kos duke e përzierë ngadalë. Më pas këtë salcë e shtojmë në tenxhere. Ulim temperaturën në mesatare dhe e përziejmë ngadalë deri sa supa të marrë valë ngadalë. Fikim zjarrin. Shkrijmë gjalpin dhe e aromatizojmë atë me nenexhikun. Shtojmë gjalpin e aromatizuar tek supa dhe e shërbejmë supën të ngrohtë.

INSTAT: Vajzat shqiptare më të arsimuara se djemtë

Vajzat më të arsimuara, por djemtë drejtora e përgjegjës

Eksperti: Të rinjtë shqiptarë s’dinë ku janë

/tvklan.al