Të ftuar:
Arba Gramo: Sipërmarrëse
Sotira Jankulla: Farmaciste
Artjon Bakaj: Bloger
Margarita Kola: Avokate
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Kungullesha në tavë me domate dhe djathë
1 kg kunguj të njomë
Kripë + piper të zi
2 lugë gjelle miell për lyerjen e kungujve
Vaj për skuqje
5-6 domate
150 gr djathë të bardhë
2 lugë gjelle gjalp
Pak kopër ( opsionale )
Pastrojmë kungujt dhe i presim ato në feta si për musaka. Spërkasim me kripë, i thajmë me pecetë e më pas i pudrosim lehtë me pak miell. Ndërkohë kemi vendosur tiganin me vaj të ngrohet. Vendosim fetar e kungullit për ti skuqur nga të dyja anët derisa të zverdhen lehtë. Në një tavë të lyer me vaj ulliri vendosim si bazë fetat e kungullit, mbi të vendosim fetat të holla me domate. Mbi domate thermojmë djathë të bardhë. Fillojmë përsëri fetat e kungullit të skuqura mbi feta domate, e mbi domate spërkasim me kripë dhe piper. Përsërisim rreshtat në fund vendosim fetat e kungullit. Më pas spërkasim me 2 lugë gjelle gjelle gjalp të tretur dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 min derisa shija të jetë përzierë.
Akullore me mango dhe fëstëkë
1 mango e madhe ( 400 gr )
1 kuti qumësht i kondensuar
400 ml krem pana ëmbëlsirë
80 gr fistik të grirë
Qerojmë mangon nga lëkura dhe bërthama. E presim në kubikë e më pas e kullojmë në blender dore, duke e kthyer atë në pure dhe e lëmë mënjanë. Ndërkohë rrahim panën e ëmbëlsirës duke e bërë atë si një marengë por jo shumë të fortë. E përziejmë me qumështin e kondensuar e më pas shtojmë dhe marengen në pure. Kur akullorja të jetë përzierë me spatul. Vendosim akulloren në një kuti të posaçme e mbulojmë me kapak apo celefon dhe e vendosim në frigorifer për 4-5 orë para se ta shërbejmë.
Pse të rinjtë po preferojnë të qëndrojnë ‘single’ ditët e sotshme?
Beqar apo i martuar, cila është zgjedhja më e mirë?
Pse karriera, ana ekonomike, po i pengojnë të rinjtë të martohen?
/tvklan.al












Botërori 2026 