Të ftuar:
Dr. Sosela Rrusho – Mjeke familje
Dr. Edlira Baruti – Mjeke ortodonte
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Një mënyrë e thjeshtë për të gatuar byrek me mish të grirë
Për brumin
500 gr miell
100 ml ujë
100 ml qumësht
80 gr kos ( 2 lugë gjelle )
1 lugë çaj kripë
1 pako pluhur pjekës
-Për mbushjen
400 gr mish i grirë
1 qepë mesatare ( në rende )
1 tufë majdanoz i grirë hollë
Kripë + piper të zi
-Për spërkatjen me vaj
100 gr gjalp
50 gr vaj
1 e verdhë vezë për lyerjen e petës në fund
Bashkojmë përbërësit e brumit në një tas ku i punojmë me duar derisa të na formohet një brum i lëmuar që nuk ngjitet nëpër duar. Ndajmë brumin të pushojë për 15 min.
Pasi të kalojë kjo kohë hapim kuleçët në peta të vogla me madhësinë e një petë të vogël ose pak më të madhe se një pjatë servirje.
Ndërkohë përziejmë gjalpin me vajin. Lyejmë sipërfaqen e njërës petë me vaj dhe pasi përziejmë në tas mishin + majdanozin + pak kripë dhe piper + qepën të grirë në rende. I përziejmë mirë dhe pasi e ndajmë kimën në 4 pjesë, marrim 1 pjesë dhe e shpërndajmë mbi petën e hapur duke e ngjeshur me dorë.
Vendosim mbi kimë petën e dytë dhe e lyejmë me vaj dhe fillojmë të shpërndajmë. Vendosim petën e 3 mbi petën e dytë. E lyejmë me vaj + kimë, kështu vazhdojmë dhe me petën e 4. Pasi i vendosim njëra përmbi tjetrën, pasi përfundojmë 4 petët dhe kimën fillojmë të hapin me duar sa të mundemi. Në fund palosim petën si një zarf 2 herë horizontalisht dhe 2 herë vertikalisht. Më pas vendosim në një tepsi në format 35 x 45 dhe fillojmë të ngjeshim duke e niveluar me duar, sikur do të nivelojmë një kulaç. E lëmë të pushojë 10 min, lyejmë sipërfaqen me 1 të verdhë veze, e më pas e pjekim në furrë në temperaturën 190 gradë për 30 – 35 min derisa sipërfaqja të madhë ngjyrë kafe të artë. E nxjerrim nga furra dhe nuk e mbulojmë. Do të shikoni që byreku brenda është bërë fletë – fletë.
Sallatë me patëllxhanë dhe speca
800 gr patëllxhanë
1 lugë çaj kripë
Vaj
2 speca mix ngjyre
Majdanoz
-Për marinimin
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle salcë soje
1/2 lëng limoni
2 lugë çaj susam
Piper i zi
1/2 lugë çaj piper i kuq
1 lugë çaj sheqer
3 thelpinj hudhra
Patëllxhanët i presim në shirita të trashë ose si të preferoni, i spërkasim më pak kripë dhe i lëmë mënjanë, më pas i thajmë dhe i skuqim me pak vaj në tigan ( mund dhe ti piqni sipas preferencës ) në temperaturën 200 gradë për 20 min.
Po ashtu dhe specat të prera në shiritë për së gjëri. Mund të skuqji pak ose ti piqni në 200 gradë për 20 min.
Menjëherë pasi të kemi nxjerrë nga tigani ose nga furra i vendosom në një tas + majdanoz të freskët. Përziejmë të gjithë përbërësit, i maronojmë dhe i shtojmë në tasin me perime. E lëmë për pak minuta dhe e shërbejmë. Mund ta ruajmë dhe në frigorifer pasi të ftohet, të mbuluar në celefon për 3-4 ditë.
Çfarë është djersitja e tepërt?
Gjëndra që nuk reshtin së punuari! Shpjegimi mjekësor pas djersitjes pa shkak
Djersitja është një nga funksionet parësore të lëkurës sonë, e cila përmes gjëndrave të saj, mundëson termorregullimin e organizmit duke mbajtur temperaturën në ekuilibër. Trupi djersin gjatë aktivitetit fizik për të çliruar nxehtësinë, djersit në situata stresuese apo në mot të nxehtë, gjithnjë duke pasur si qëllim ruajtjen e organizmit dhe mirëfunksionimin e tij.
Megjithatë, djersitja mund të shkaktohet edhe nga disa sëmundje, medikamente të ndryshme, ndryshimet gjenetike e hormonale apo gjenetika. Te disa njerëz, djersitja e tepërt është e përhershme, ndoshta më e dukshme në pjesën e pëllëmbës së dorës.
Mjekja Sosela Rrusho shpjegon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se kjo gjendje është një diagnozë mjekësore që quhet hiperhidrosis. Në rastet kur nuk ka ndonjë shkak, por thjesht një lidhje gjenetike dhe shfaqet që në fëmijëri apo adoleshencë, ajo quhet primare. E shoqëron pacientin përgjatë gjithë jetës, por fatmirësisht ka disa metoda dhe trajtime që mund të ndihmojnë.
Sosela Rrusho: Hiperhidrosis ne e ndajmë në dy grupe të mëdha në protokollet mjekësore. Është hiperhidrosis primare ose ajo që quhet idiopatike për të cilën nuk gjendet një shkak, pra eliminohen të gjitha diagnozat e mundshme dhe nuk gjejmë një shkak të caktuar. Kjo përbën 90% të rasteve, në 90% të rasteve nuk ka një shkak të caktuar, por nga këto 90% të rasteve është vënë re që 50% e këtyre pacientëve që kanë hiperhidrosis idiopatike, 50% e tyre kanë vetëm faktorin gjenetik prezent. Pra kanë një prind i cili e ka pasur këtë si shqetësim, motra, vëllezër. Është një komponent gjenetik, por ADN-ja nuk është përcaktuar ende se cili është ai gjeni përgjegjës për këtë. Hiperhidrosis idiopatike ose primare fillon që në fëmijëri dhe është tipike për ta diagnostikuar, është një nga shenjat patognomonike të hiperhidrosis primare sepse problemet e djersitjes së shtuar në mosha të rritura, kryesisht janë nga shkaktarë sekondarë të disa sëmundjeve të caktuara, kurse ajo që është idiopatike, edhe beninje, pa një shkak të caktuar fillon kryesisht në fëmijëri ose adoleshencë.
Katerina Trungu: Do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës?
Sosela Rrusho: Ajo ka tendencën që shoqëron gjatë gjithë jetës. Pastaj ka metoda dhe trajtime të ndryshme që kanë filluar dhe vijnë në ndihmë, kjo është një diagnozë tashmë për të cilën si çdo diagnozë tjetër mjekësore, ka protokolle trajtimi dhe në këtë rast fillohet që me llojet e deodorantëve, nuk rekomandohen më deodorantët e zakonshëm, por janë deodorantë me kripëra alumini, me 20%. Çfarë është parë si risi është toksina botulike, botoksi që ne dëgjojmë shpesh vetëm për trajtimet e fytyrës, por ky është trajtim shumë efektiv për pjesën e hiperhidrosis, qoftë për zonat aksilare, palmare, në këmbë. Kryesisht në zonat ku kemi gjëndrat e djersës epikrine, kjo është shumë efektive.
Veç tyre, mjekja shton edhe një metodë të re.
Sosela Rrusho: Është një trajtim tjetër që quhet jonoforeza, është parë në disa studime që vendosen, kryesisht kjo është për pjesën palmare dhe të këmbës, vendosen në ujë dhe aty vendoset një rrymë elektrike shumë e ulët e cila ka tendencën që dëmton pjesën e gjëndrës së djersës dhe ajo të mos sekretojë më djersë.
Çfarë është kërcitja e nofullave?
Pse thinjemi në moshë të re?
/tvklan.al












Botërori 2026 