Të ftuar:

Ingrid Xhaja – Themeluese e Rubi Run Club

Paulin Vilajeti –  Pastor

Margin Sala – Fizioterapist

Fikret Shatri – Ish-basketbollist, vrapues

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Mëlçi pule me speca dhe patate

500 gr mëlçi pule

2 qepë të vogla

4 thelpinj hudhra

2 patate mesatare

2 speca mix ngjyra

Pak spec pikant (sipas dëshirës)

2 gjethe dafine

1/2 gotë verë të bardhë

Kripë dhe piper i zi

1 lç piper i kuq

1 fç ujë i nxehtë ose lëng pule

Vaj ulliri

2 lgj salcë soje

Në një tigan të thellë fillimisht skuqim qepën të grirë hollë deri sa ajo të bëhet transparente. shtojmë mëlccitë të paprera në copa sicc janë dhe i gatuajmë deri sa të ndryshojnë ngjyrë nga të dyja anët. Shtojmë hudhrat të prera në feta, patatet e prera jo shumë të mëdha dhe i përziejmë me mëlccitë deri sa të ngrohen e më pas i shuajmë me verë. Vendosim 2 gjethe dafine, hudhrat. I lëmë sa vera të shterojë. Shtojmë specat e prera në shirita. Rergullojmë shijen me piper të kuq, piper të zi, 2 lugë gjelle salcë soje. Shtojmë 1 filxhan ccaji ujë të nxehtë ose lëng pule. Vendosim kapakun dhe lëmë përbërësit të gatuhen për 10-15 minuta. Provojmë shijen nëse ka nevojë për kripë, pr kujdes se salca e sojës është shumë e kripur. Mund të shërbejmë duke e trazuar me pak majdanoz.

Sallatë me kuinoa, perime dhe fruta të thata

150 gr quinoa e gatuar

1 kuti qiqra të gatuara

1 grusht stika ose arra

1 kastravec

1 qepë e kuqe

1 spec i kuq

1 spec i verdhë

1 tufë majdanoz

1 fç gjizë pa kripë

Lëngu i 1 limoni

4-5 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Fillimisht vendosim 2 masa ujë për një masë quinoa. Nëse ne kemi një gotë 150 ml të mbushur me quinoa të thatë duhen 2 gota ujë. Vendosim ujin të ziejë dhe shtojmë në të quinoan të shpëlarë mirë, pak kripë dhe e lëmë të ziejë avash për 20 minuta në temperaturë mesatare. Më pas e vendosim atë në një tas dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë në një tas shtojmë qiqrat e ziera, stikat ose arrat, kastravecat në kubikë, majdanozin e grirë hollë. Shtojmë gjizën në qendër të tasit. Rregullojmë shijen me kripë e piper të zi, lëngun e një limoni dhe vaj ulliri. Përziejmë mirë sallatën dhe e shërbejmë.

Vrapi si stil jete… Përse njerëzit zgjedhin të vrapojnë

Sport dhe besim! Pastor Paulin Vilajeti: Koha më e mrekullueshme me Perëndinë

Veç përkushtimit ndaj Zotit, pastori Paulin Vilajeti ka një pasion tjetër të madh: vrapin. Që prej një moshe të vogël, ai është marrë me aktivitet fizik dhe është  bërë pjesë e maratonave të vrapimit. Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pastori tregon se kur shërbente në Berat e Himarë shihej gjithnjë me biçikletë. Sportin e konsideron një moment që mund të flasë vetëm për vetëm me Zotin.

Paulin Vilajeti: Unë faktikisht kam qenë pastor në Berat në ’92-97, shumë beratas më mbajnë mend, një i çmendur që ditë për ditë nga ana që është me kalldrëm ngjitesha me biçikletë lart në kala. Nga ana e kalldërimit përpara, ditë për ditë. Biçikleta ka qenë ajo që unë e  mbaja gjithmonë. Kur kam shkuar në Himarë, kam shkuar nga Himara deri te kalaja ditë për ditë, për dy  javë shkoja me biçikletë. Sportin e kam pjesë sepse unë besoj që është shumë i rëndësishëm. Unë e përdor sepse është koha më e mrekullueshme që unë kaloj me Perëndinë. Jam vetëm për të. Lutem për njerëzit. Kam një moment që  s’më ndërhyn askush.

Maratonomaku shqiptar: Jam i “çmendur”, më ra të fikët e nuk ndalova

Fikret Shatri nuk heziton ta përshkruajë veten si “të çmendur” për rekordet e tij në maratonat e vrapimit. Siç tregon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan,  vrapi për të është një stil jetese, të cilit i ka dedikuar edhe aktivitete të posaçme.

Një maratonë sfiduese që ka përshkuar ka qenë 250 kilometra nga Prishtina në Tiranë për 43 orë. Rekord aspak i lehtë, pasi Shatri kujton se për shkak të dehidratimit humbi ndjenjat dhe ky ishte i vetmi pushim që ka bërë.

Fikret Shatri: Në Milot, vetëm kur më  kanë zgjuar, kam fjetur 3  orë sepse kam humbur ndjenjat. Kam gabuar gjatë rrugës te qyteti i Suharekës, më ka filluar  një diarre e tmerrshme deri te tuneli i Kalimashit.

Agida Koçi: Po nuk menduat ta ndërprisnit në këto momente duke qenë se keni pasur një problem shëndetësor?

Fikret Shatri: Stafi përcjellës kanë menduar, por kanë pasur frikë  të ma thonë se e kanë ditur që unë nuk do të ndaloj. Misionin kur ia vë vetes duhet ta mbërrish qëllimin.

Përfitimet e vrapit në shëndetin fizik dhe mendor