Të ftuar:
Livia Dedej, Studente Psikologjie
Emanuel Daçi, Specializim i sistemit të kondicionimit
Teftalia Papa, Studente e Gazetarisë
Alesia Alcani, Studente e Ekonomikut
2 receta
Briosh në kushtet e shtëpise
1 gotë qumësht (200 ml)
1 gotë ujë i vakët (200 ml)
100 gr sheqer
1 pako maja të thatë (10 gr)
1 lugë çaji kripë
2 të bardha veze
90 ml vaj bimor
820 gr miell (për çdo përdorim)
Mbushja
50 gr gjalpë (i zbutur)
Për lyerjen në sipërfaqe
2 të verdha veze
3-4 lugë gjelle qumësht
Në një tas fillimisht vendosim qumështin e vakur + ujin e vakur. Shtojmë 2 lugë gjelle sheqer dhe një pako maja të thatë. I përziejmë mirë dhe më pas mbulojmë tasin me qëllim që majaja të fillojë të aktivizohet dhe e lëmë për 5-7 minuta. Më pas shtojmëmpo në këtë tas, pasi i kemi përzjerrë të gjithë perbërësit sheqerin e mbetur, 1 lugë çaji kripë 2 të bardhat e vezëve, vajin bimor. I përziejmë mire me tel dore e më pas fillojmë të shtojmë miellin pak e nga pak deri sa të na formohet një brumë i butë. Lyejmë një tas me vaj dhe vendosim brumin të pushojë për 1 orë. Më pas e punojmë brumin duke mbledhur anët dhe dike i bashkuar në mes me kujdes pa e ngjeshur atë. Vendosim brumin në tryezë dhe e ndajmë atë në 12 ose në 16 kulaçë. I lëmë të pushojnë kulacët për 10 min dhe më pas fillojmë të hapim kulaçët në madhësianë e një pice. E ndajmë petën në dy pjesë dhe e lyejmë me gjalpë e me pas e mbledhim si fletët e firzamonikës pa palosje. Më pas i tërheqim pjesët anësore dhe fillojmë ta mbledhim role pjesën e fundit, e vendosim nën të dhe e ngjeshim pak në sipërfaqe. Kur e mbledhim i japim pamjen si trëndafil. Kështu veprojmë me të gjitha kulaçët. I vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje dhe i lyejmë në sipërfaqe me vezët e verdha të përzjerra me qumësht. I pjekim në temperaturë 180 gradë C për 25 minuta
Supë me spinaq dhe kos (Gati për 20 minuta)
1 tufë e vogël spinaq (350 gr)
1 qepë e thatë
1 karrotë (në rende)
3 lugë gjelle vaj ulliri + 1 thelpi hurdhër
1-1.2 litër ujë ose lëng perimesh
Kripë + piper të zi
Për salcën lidhëse të supës
1 gotë kos
2 të verdha veze
2 lugë gjelle miell
Për ta servirur sipër
1.5 lugë gjelle gjalpë
1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël pluhur
Në një tenxhere ngrohim vajin + 1 thelpi hurdhër dhe kaurdisim qepën për 3 minuta. Më pas shtojmë karotën e grirë në rende dhe vazhdojmë përzjerrjen edhe për 3 minuta të tjera. Shtojmë spinaqin e grirë imët dhe e përziejmë sa të ulim volumin dhe më pas shtojmë 1 litër ujë ose lëng perimesh të ngrohtë. I lëmë përlbërësit të ziejmë per 10 – 12 minuta. Ndërkohë në një tas përziejmë kosin, vezën dhe miellin së bashku. Marrim një garuzhde nga supa e nxehtë dhe e përziejmë pak nga pak me salcën vazhdimisht që te marrë nxehtësinë e supës. Pastaj këtë përzierje e shtojmë pak nga pak tek sipa duke e ulur tenperaturën e zjarrit. Në fund shtojmë gjalpin, fikim zjarrin dhe e perziejmë atë me specin e kuq per një shije më të mirë dhe e shërbejmë atë të ngrohtë.
Të rinjtë dhe presioni për të pasur sukses
Rrjetet sociale dhe krahasimi, a po jetojmë jetën e të tjerëve
Si nis dita e Bledi Strakoshës…
/tvklan.al












Botërori 2026 