Të ftuar:

Zefina Hasani

Merita Rexha Tërshana

Anisa Krraba

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Receta e ditës

Pasta shu

Për brumin:

125 ml ujë

125 ml qumësht

100 gr gjalpë

Pak kripë

150 gr miell

4 vezë

Kremi :

250 ml qumësht

40 gr niseshte

80 gr sheqer

1 e verdhë veze

100 gr pana

Për dekorin

100 gr çokollatë

100 gr pana

Shkodra Elektronike shndrit në Eurovision

Emocionet, veshja, performanca… Çfarë ndodhi natën e parë të EuroVision

Ekskluzive/Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke i vënë “zjermin” skenës në Bazel të Zvicrës. Një lloj magjepsjeje nga gjuha,  veshja, perkusioni, Beatriçe Gjergji si një shkëndijë zjarri dhe Kolë Laca me veshjen e zezë si nata.

Performanca ishte më e klikuara e mbrëmjes në faqen zyrtare të Eurovision në rrjetet sociale e ndërkohë dyshja janë kthyer në një fenomen. Njerëzit përpiqen të mësojnë kërcimin ikonik tashmë të Beatriçes, qeshin me humorin e natyrshëm të Kolës dhe mahniten nga thjeshtësia e tyre. Çdo video e postuar është bërë virale, kurse performanca  ka vulosur pozicionin e Shqipërisë si pretendente për fitore.

Për Zefina Hasanin, e cila është pjesë e grupit që shoqëron Shkodrën Elektronike në Bazel, ndjesia e natës së mbrëmshme ka qenë e fuqishme. Pas natës magjike, ajo flet për herë të parë për “Shije Shtëpie” në Tv Klan duke ndarë përshtypjet.

Zefina Hasani: Që në provën gjenerale që ishte një ditë më parë, unë e kam ndier shumë që kjo  performancë do të shkonte shumë. Janë bërë disa prova këtu, por gjeneralja ishte e jashtëzakonshme,  ia  thashë edhe Beatriçes, Beas siç i themi ne këtu tani që po, kjo ishte dhe kisha një ndjesi, një parandjenjë që do të shkonte shumë mirë dhe ashtu shkoi. Salla mbrëmë  është ngritur peshë nga performanca   “Zjermit”, nga ritmi, nga gjithë ajo energji që Beatriçja dhe Kola ditën të përcillnin mbrëmë nga skena. E kishin një ndjesi të brendshme ata dy artistë që do të jepnin gjithë shpirtin mbrëmë dhe ashtu ndodhi.

Frika s’ka qenë e pranishme te asnjë prej elementëve të dyshes, por emocionet i kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës. Publiku veçse ka amplifikuar gjithçka me reagimet pozitive kundrejt këngës.

“Kjo kënga është bërë si një lloj refreni i të gjithëve tashmë. Siç edhe Kola vetë e ka thënë, qëkur u shpallën fitues në festival, shqiptarët i kanë falënderuar, e kanë quajtur këtë këngë si këngën e tyre dhe  këtë kanë ndier gjithë këtë kohë, edhe kur filluan turin për prezantimin e këngës që do të çonin në Eurovision, në çdo tur, çdo herë e më shumë edhe të huajt e kanë bërë këtë këngën tyren. Edhe këtu, te hoteli ku kemi ndenjur në pjesën e ambienteve të arenës ku bëhet Eurovision, shumë të huaj këndonin “shndrit, shndrit, ‘shndrit’”, thotë Hasani duke shtuar se kjo “ka ndodhur edhe në sallë.”

A do të mjaftojë ky “zjerm” e eufori, për fitoren?  Zefina Hasani është tepër optimiste për këtë dhe bën thirrje që mbështetja dhe votat e shqiptarëve nga jashtë të jenë maksimale.

Zefina Hasani: T’ju them të drejtën këtu sondazhet e ngrenë shumë lart Shqipërinë dhe unë mendoj që është hera e parë që ne duhet të besojmë fort dhe shqiptarët duhet të votojnë fort kudo që janë jashtë Shqipërisë se kjo është, duhet të votojnë ata që janë jashtë Shqipërisë, pse jo t’i shpallin fitues. Është  kënga e duhur, janë artistët e duhur dhe është atmosfera e jashtëzakonshme siç rrallë ka ndodhur kaq masive, është bërë shumë masive. Po shkon valë-valë them unë dhe e mbrëmshmja i dha edhe një shtysë  më shumë kësaj vale. Pretendojmë fitoren dhe nuk është thjesht një ndjesi dhe nuk bazohet vetëm te  pjesa subjektive, por edhe te qendra e medias dje ka qenë një eufori e jashtëzakonshme dhe po na thoshin gazetarët që siç janë ngritur në këmbë mediat këtu për  “Zjermin”, nuk janë ngritur për asnjë këngë tjetër. Të gjitha sinjalet janë që nuk janë vetëm shqiptarët, por edhe të huajt që e duan këngën dhe pa diskutim në treshen e parë unë e shoh shumë Shkodrën.

“Kishte tjetër emocion”, takimi në Bazel i Beatriçe Gjergjit dhe të atit

“Zjerm” dashurie mund të përshkruhet atmosfera përreth Shkodrës Elektronike këto ditë e sidomos pas natës së mbrëmshme kur dyshja arritën të kualifikoheshin në finalen e Eurovision. Ia kanë dalë të fitojnë zemrat e publikut shqiptar e përtej me këngën e performancën e tyre dhe të sigurojnë mbështetjen e sinqertë të fansave e medias.

Në Bazel të Zvicrës nuk kanë munguar fjalët e mira e as në rrjetet  sociale, por pranë Beatriçes e Kolës këto ditë gjenden edhe njerëz të dashur. Zefina Hasani,në një intervistë ekskluzive për “Shije Shtëpie” në Tv Klan tregon se i shoqëron edhe nëna e Beatriçes e cila është kostumografja që na ‘ka gostitur’ sytë me veshjet e këngëtares ku spikatin motivet tradicionale shqiptare.

Njëkohësisht, përpara gjysmëfinales ka mbërritur edhe babai i saj të cilin Beatriçe duket se e paska pikë të dobët, si edhe i fejuari.

Zefina Hasani: E ëma ka qenë në fillim sepse është kostumografja që ka krijuar gjithë imazhin skenik të së bijës dhe i erdhi edhe i ati që unë këtu e takova, e njoha. Ka edhe ai një traditë muzikore në formimin e vet dhe në familjen e vet. Ishte një takim shumë i bukur sepse vajzat për babain janë pika e dobët dhe kishte tjetër emocion Beatriçja kur u takua  me të. Janë këtu për ta mbështetur bashkë me të fejuarin e saj, Marçelon. Është e rrethuar me dashuri dhe është shumë e vërtetë që sinqeriteti që këta dy artistë kanë është një tjetër pikë e fortë e tyre. Ashtu si muzika që bëjnë që e kanë shumë organike, e krijojnë ashtu, njëri në shtëpinë e tij, tjetra në shtëpinë e saj, ndërlidhen me njëri-tjetrin, iu buron nga shpirti një lloj muzike që e bëjnë ‘për kokërr të qejfit’ siç e thonë edhe vetë dhe kjo është unikja e tyre. Ata nuk po luftojnë për famën, po luftojnë për muzikën e tyre. Kjo pjesa e sinqeritetit vërtet është një pikë tjetër e fortë që po i tërheq njerëzit më shumë, që i duan më shumë.

Quiz