Të ftuar:
Në skype:
Chrysanthi Kalogeri: Astrologe
Në studio:
Alban Mucaj: Mësuesjoge/ Spiritualist
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Mish qingji me qepë të njoma dhe majdanoz
1 kg mish qingji
1.2 kg qepë të njoma
1 lugë gjelle piper të kuq
2-3 tufa majdanoz
4 lugë çaj oriz
Vaj ulliri
Kripë dhe piper të zi
Pastrojme mishin, e ndajmë atë në racione dhe e vendosim në tenxhere me 2 lugë gjelel vaj ulliri, e kaurdisim përsëri pak sa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë ujë të nxehtë sa të mbulohet mishi dhe e lëmë atë të ziej. Pasi të kalojë 10 min shtojmë kripen dhe e lëmë atë të ziejë për rreth 30 min. Ndërkohë pastrojmë qepët e njoma duke i prerë ato së pari horizontalizht për së gjati, më pas bëjmë prerje me gjatëi 1.5 cm. Kryesisht pjesën e bardhë të qepës dhe pak nga pjesa e gjelbërt ( bishtat jo ) Në një tigan ngrohim 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepët derisa të ulin volumin, por mund të zverdhen pak por jo të marrin ngjyrë të errët. Shtojmë në tigan 1 lugë gjelle piper të kuq, e përziejmë së bashku me qepët e më pas tranferojmë qepët nga tigani në tenxheren me mish. Më pas shtojmë në tenxhere 1 lugë caj oriz për 1 racion, dmth 4 lugë gjelle caj. Grimë majdanozin trashë dhe e shtojmë në tenxhere, e përziejmë lehtë, vendosim kapakun e tenxheres dhe lëmë qepën dhe mishin të gatuhen plotësisht për afro 20 min. Më pas fikim zjarrin dhe lëmë gjellen të gatuhet për 10 min, e më pas e shërbejmë të ngrohtë.
Kadaif me muhalebi( në gotë )
200 gr kadaif
100 gr gjalp
4 lugë gjelle sheqer
1/2 gotë arra të grira
Në një tenxhere ngrohim qumështin duke lënë mënjanë gjysëm gotë qumësht të ftohtë, ku do të tresim miellin, niseshten + sheqerin. I përziejmë mirë dhe kur ato të jenë tretur me qumështin e ftohtë i shtojmë në tenxhere. I përziejmë mirë derisa muhalebia të trashet dhe të marrë valë. Në fund shtojmë vaniljen dhe pasi të kemi fikur zjarrin shtojmë gjalpin. E përziejmë mirë dhe e lëmë kremin ti bjerë temperatura. Ndërkohë në një tigan vendosim gjalpin + kadaifin e grirë hollë + sheqerin. Skuqim kadafin derisa të zverdhet e të marrë ngjyrë të artë. Në fund shtojmë arrat dhe i kaurdisim së bashku dhe për 2-3 min. E më pas e largojmë tiganin. Alternojmë në gotë 1 lugë gjelle kadaif, mbi të shtojmë muhalebi, përsëri kadaif, muhalebi + kadaif. I alternojmë këto në rreshta. Në fund mund ti zbukuroni dhe me ndonjë frut si luleshtrydhe apo boronicë.
Trajtimi natyral i flokëve bjonde
Përgatituni për fillime të reja, parashikimi i yjeve nga Chrysanthi Kalogeri
Rikthime në jetën tuaj, java astrologjike sipas Chrysanthi Kalogerit