Të ftuar:
Ermal Hasimja – pedagog
Teuta Maçi – farmaciste
Chrysanthi Kalogeri – astrologe
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta
Rosë me patate
Patate
Hudhër
Majdanoz
Gështenja
Kërpudha porçini
“India e veçantë, Afrika më zhgënjeu”, udhëtimet e Ermal Hasimjas në kuzhinat e botës
Jemi mësuar ta shohim të përfshirë në politikë apo duke folur për arsimin, por gatimi është një nga pasionet e Ermal Hasimjas. Pedagogu nuk veshi përparësen në kuzhinën e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, por ndau dy receta aspak tradicionale, me rosë franceze.
Franca ishte vendi ku ai shkoi për studime dhe aty nisi gjithçka. Fillimisht gatimi ishte nevojë, por njëkohësisht në shtëpinë e tij është gatuar gjithnjë shumë mirë për shkak se nënën e ka nga Dibra.
Ermal Hasimja: Një nga faktorët mund të jetë fakti që diku rreth moshës 21-22 vjeç shkova në Paris për studime kështu që duhet të gatuaja, kuptohet në restorante s’bëhej fjalë, madje ishte më lirë të gatuaje në shtëpi sesa të merrje te mensa e studentëve. Studimet i kemi bërë pa bursa, duke punuar me punë të vogla. Ky është faktori i parë, në njëfarë mënyre, detyrimi. E dyta pastaj është që unë mamin e kam nga Dibra e Madhe me origjinë, pavarësisht se ajo ka lindur këtu, edhe gjyshja ka lindur këtu, por dibranët nuk di që të ketë kuzhinierë më të mirë.
Veç kuzhinës franceze, edhe ajo indiane mbetet një nga të parapëlqyerat e pedagogut. Ai rrëfen se e ka mësuar gjatë një udhëtimi në Indi ku nuk ka ngurruar edhe të mësojë nga vetë kuzhinierët atje.
Ermal Hasimja: Nga ato që kam parë, India patjetër që është e veçantë, Afrika ka atë sharmin e vet, por në Afrikë kam qenë edhe te pjesa veriore, Maroku që është fantastik, Saharaja.
Katerina Trungu: Që edhe ajo ka kuzhinë shumë të veçantë, me erëzat, me aromat.
Ermal Hasimja: Maroku po, kurse në Afrikë jam zhgënjyer pak se nuk është se kam provuar aq shumë kuzhinë afrikane, por nuk është aq e përshtatshme me shijet e Europës ose mënyra e të gatuarit ndoshta, është pak më e ashpër si kuzhinë. Ajo e Marokut është ndryshe pastaj se ata kanë goxha erëza të forta që kanë njëfarë ngjashmërie me orientalen.
Për këdo që ka ndërmend të vizitojë Indinë dhe të shijojë ushqimin atje, Hasimja thotë se ka një dallim në restorante.
Ermal Hasimja: Në Indi janë dy gjëra. Ti mund të shkosh nëpër restorante që parashikohen ku do të shkojnë edhe europianët dhe e marrin parasysh këtë gjë. Nëse shkon në restorante indiane, aty është tjetër muhabet sepse aty duhet të kesh stomak shumë të fortë.
Brusketa
Bukë
Qepë
Mish rose
Fiq të thatë
Emri që nuk do ta imagjinonit! Ermal Hasimja nxjerr sekretin: Ermonela Jaho bën fasulet më të mira!
Fjalën “fasule” dhe emrin Ermonela Jaho ndoshta nuk do t’i mendonit kurrë bashkë njëkohësisht, por është një kombinim tepër interesant. Në kuzhinën e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pedagogu Ermal Hasimja zbulon se sopranoja me famë botërore është njeriu që gatuan pjatën tradicionale ndoshta më mirë se kushdo tjetër.
Sipas tij, ajo ka disa sekrete të vogla në recetën e saj, por në kuzhinë duket se shkëlqen po aq sa edhe në skenë.
Ermal Hasimja: Do ju tregoj një sekret meqë jemi këtu, do ju tregoj një nga personat që bën groshën, ndoshta më të mirën që unë kam ngrënë ndonjëherë, që s’ju shkon mendja kurrë se kush mund të jetë.
Katerina Trungu: Është emër i njohur?
Ermal Hasimja: Super i njohur!
Katerina Trungu: I politikës?
Ermal Hasimja: Jo.
Katerina Trungu: I muzikës?
Ermal Hasimja: Është sopranoja numër 1 sot në botë, Ermonela Jaho.
Katerina Trungu: Ermonela bën groshë shumë të mirë?
Ermal Hasimja: Në verë kur vjen zakonisht, rrimë goxha edhe nga unë dhe Ermonela e bën fantastike. Gjellë tipike, e thjeshtë shqiptare, por s’e di si ia del, e bën fantastike.
Katerina Trungu: Po çfarë i hedh ajo ndryshe nga ne të tjerët?
Ermal Hasimja: Ka nja dy sekrete që s’mund t’jua tregoj, duhet të marr lejen e vetë Ermonelës. Gatuan shumë mirë edhe gjëra të tjera kuptohet, por ajo kur vjen te unë dhe rri disa ditë, i them do të na bësh atë groshën që bën ti. Bën edhe gatime të tjera fantastike, është kuzhiniere e paparë.
Infeksionet urinare/ Roli i boronicës së kuqe në trajtim
Chrysanthi Kalogeri: Çfarë pritet të ndodhë në javën më të rëndësishme të dhjetorit
Atmosfera yjore e kësaj jave është paksa e ftohtë, por nxehet paksa në ditët në vijim. Ngjarja kryesore është hëna e re në Shigjetar, edhe pse fillimisht do të ndiejmë rikthimin e pasigurive. Më 20 dhjetor, do të duam të ndjekim ato që besojmë dhe vizionin tonë, pavarësisht sa larg është.
Data 20, thekson Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, është nata më e madhe e vitit për të manifestuar. Energjia do të jetë shumë e lartë, ndaj mund të bëjmë rituale që mund të na ndihmojnë për të arritur synimet.
Chrysanthi Kalogeri: Në datën 15, Marsi kalon në shenjën e Bricjapit, një pozicion shumë i mirë për Marsin dhe për ne sepse gjithë veprimtaria që do të bëjmë zë vend dhe do të kemi mundësinë të organizojmë mirë përditshmërinë, do të ndiejmë siguri në veprimet që do të bëjmë në punë e kudo, do të japin rezultate të mira dhe do të rishikojmë gjithë 2025-ën dhe të bëjmë një organizim më të mirë për 2026. Rishikimi i vitit do të jetë më i fuqishëm pas datës 20-25 ku në datën 20 dielli kalon në Bricjap dhe në 24-25, edhe Afërdita duke e bërë ambientin më serioz dhe veprimtarinë më të organizuar duke krijuar kushtet për një introspektivë. Është shumë e rëndësishme kjo javë, në datën 16 dielli ka një lidhje jo harmonike me Saturnin kështu që nëse kërkojmë apo duam diçka, nuk na dalin gjërat, nuk i mbarojmë punët, bëjmë pas dhe presim. Data 20 ku është hëna e re në Shigjetar, ka disa lidhje jo harmonike, por na krijon entuziazmin e festave, kushtet që ne të jemi më të nxituar, më impulsivë, por edhe të udhëtojmë dhe kjo është ana pozitive sepse na vë në lëvizje për të organizuar festa, për të përgatitur dhurata dhe për të shprehur dashurinë. Nuk është një hënë e re për vendime përfundimtare, nxjerr në pah problemet e eklipseve të shtatorit, sjell zhgënjime, tradhti, marrëdhënie emocionale që janë të penguara sepse mund të jenë njerëz me diferencë moshe, në marrëdhënie të tjera ose që i mbivlerësojmë. Duhet të jemi afër realitetit dhe me këmbë në tokë, të ndryshojmë pak rutinën apo të ëndërrojmë. Në datën 20 është nata më e madhe e vitit për të manifestuar.
Dashi – Kalimi i Marsit në Bricjap krijon kushtet që të tregoni aftësitë në karrierë dhe jetën sociale ku do të mposhtni antagonistët, do të organizoni punën dhe duke korrigjuar gjërat e 2025. Hëna e re në Shigjetar ju favorizon, premton fillime të reja në sferën profesionale dhe jetën sociale, majft që të mos jeni të nxituar dhe impulsivë. Mund të keni disa probleme me bashkëpunëtorët, marrëdhëniet personale, mos i zmadhoni gjërat dhe shmangni ankthin. Trajtoni me qetësi çështjet ligjore, evitoni prapaskenat dhe planifikoni mirë të ardhmen, por disa gjëra mund t’i mbani për vete deri kur t’i realizoni.
Demi – Kalimi i Marsit në Bricjap bën që të udhëtoni dhe disa nga ju mund t’i kalojnë festat larg vendit. Hëna e re në Shigjetar fokusohet te sfera financiare, te detyrimet ndaj të tjerëve ku duhet të jeni sa më të përpiktë dhe mos t’i neglizhoni për të plotësuar dëshirat tuaja. Nëse kërkoni mbështetje nga miqtë dhe njerëzit e rrjetit social, nuk do ua japin në masën që kërkoni. Mos u implikoni në iniciativa financiare me të tjerët. Për çështje financiare nuk është një hënë e re që favorizon investimet e mëdha dhe ekzagjeron situatat në përgjithësi.
Binjakët – Kjo periudhë nxjerr në pah problemet që keni pasur në shtator. Disa çështje që nisën atëherë, dalin në sipërfaqe dhe marrin rrugën për t’ju çliruar në vitin që vjen. Përqendrohuni në marrëdhënie e bashkëpunime, mbroni ato që ju interesojnë dhe nëse ka faktorë të jashtëm që mund të ndryshojnë situatën, përshtatuni në kushtet e reja. Mos merrni vendime përfundimtare. Jini të kujdesshëm në punë dhe jetën sociale ku duhet të veproni me përgjegjësi, disiplinë dhe mos u jeponi shkas të tjerëve që të diskutojnë.
Gaforrja – Përvishjuni punëve, por edhe qetësohuni pak sepse mund të kaloni probleme të vogla shëndetësore sepse është një periudhë që ndikon edhe në shtimin e përhapjen e viruseve. Jini të përpiktë në punë, përditshmëri që të mos hapni probleme ligjore. Kalimi i Marsit në Bricjap kërkon të jeni të kujdesshëm në marrëdhënie e bashkëpunime dhe ruani qetësinë ndaj provokimeve të të tjerëve.
Luani – Një periudhë shumë pozitive për të kaluar bukur, për t’u afruar me të dashurit, për të takuar fëmijët, për t’u mbledhur rreth një tryeze, por mund të tejkaloni kufijtë me shpenzimet, mund të humbisni kontrollin në një bisedë. Është një periudhë e rëndësishme për anën emocionale, jetën personale e erotike ku rreziqet janë mosvlerësimi i saktë i situatave. Është periudhë shumë pozitive për ata që merren me krijimtari, por jo për të shpenzuar për realizimin e një vepre. Nëse keni në dorë një investim të madh, lëreni për në janar.
Virgjëresha – Hëna e re në Shigjetar nxjerr në pah problemet e 21 shtatorit me eklipsin në shenjën tuaj dhe ndikohen më shumë të lindurit në 10-ditëshin e shenjës suaj, Binjakëve, Shigjetarit dhe Peshqve. Duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, bashkëpunime e problemet familjare. Mund të doni të bëni ndryshime në shtëpi, në vendin ku veproni, në punë dhe disa ngjarje mund të vijnë nga faktorë të jashtëm dhe tani jeni në fund të zgjidhjes së tyre. Sa u përket marrëdhënieve personale, kujdes me ata që iu afrohen, vlerësojini si duhet dhe nxirrni mësime nga 2025 dhe e kaluara. Kujdes me anën psikologjike dhe kanalizoni energjinë e ditëve në një tryezë në shtëpi.
Peshorja – Marsi në Bricjap fokusohet te familja, shtëpia dhe jeta personale. Në familje është një periudhë shumë e mirë për punime e rregullime në shtëpi. Kujdes, mos ekspozoni veten dhe mos bëni gjëra që mund të krijojnë aksidente të vogla. Mos hapni probleme e debate në shtëpi që mund të ndikojnë në anën emocionale. Hëna e re në Shigjetar sjell fillime të reja në marrëdhënie, bashkëpunime dhe mund të promovoni punën përmes kontakteve, të udhëtoni, por jini të kujdesshëm në përditshmëri dhe të përpiktë. Jini të përgjegjshëm dhe në marrëdhëniet personale nuk është nevoja të bëni një zgjedhje jo të duhur.
Akrepi – Sfera financiare dhe gjithçka lidhet me xhepin tuaj është ana kryesore. Keni të ardhura, por edhe shpenzime. Hëna e re në Shigjetar përbën një fillim të vogël në sferën financiare, nxjerr disa probleme të shtatorit dhe s’është momenti për investime me shumë para. Duhet të shpenzoni aq sa duhet dhe bëjeni në mënyrë të organizuar. Me Marsin në Bricjap, favorizohet veprimtaria juaj dhe mund të veproni me organizim, programim e strategji.
Shigjetari – Një periudhë e rëndësishme për ju, jeni entuziast dhe është pozitive, por kërkohet të keni të kujdesshëm në fillimet e planet e reja në akset kryesore të jetës. Janë fillime që lidhen me familjen, shtëpinë, disa probleme që janë në fund dhe gjëra të mira ju presin nga 2026. Kini kujdes në marrëdhënie, biseda e kontakte dhe gjithçka do të shkojë mirë. Është periudhë që sjell të ardhura, por edhe shpenzime aty ku s’e prisni.
Bricjapi – Do të jeni shumë aktivë, do të veproni me disiplinë, organizim dhe veprimtaria do të japë rezultate. Jini të kujdesshëm me mënyrën si i kërkoni gjërat, mund të irritoni apo presiononi të tjerët pa e kuptuar. Bëjini gjërat me takt dhe jo të nxituara sepse mund të krijojë një situatë konflikti apo një incident. Është momenti që planet t’i bëni në intimitet, t’i organizoni sa më mirë dhe të veproni nga java që vjen e sidomos në janar që do të jetë muaj shumë i mirë për ju. Fokusohuni në jetën intime, personale, qëndroni me të dashurit, çlodhuni dhe shmangni prapaskenat.
Ujori – Një periudhë aktive në jetën sociale dhe sferën financiare, ku duhet të jeni të kujdesshëm. Mos shpenzoni më tepër se duhet të shkoni diku, mos merrni vendime të nxituara për një projekt. Mund të veproni për një plan që e keni të mirorganizuar. Mund të keni pak ankth, mund të jeni më të shqetësuar, nuk flini rehat ndaj përpiquni të kaloni bukur.
Peshqit – Një periudhë shumë e rëndësishme sepse jeni një nga shenjat më të ndikuara që nxjerr në pah jo vetëm probleme me marrëdhëniet e bashkëpunimet, por edhe me çështjet sociale e profesionale. Jini të aktivizuar në jetën sociale, pranoni ftesat dhe do të gjeni atë që kërkoni. Jini korrektë në punë, me këmbë në tokë dhe miqtë do të jenë pranë jush për t’ju ndihmuar.
Chrysanthi Kalogeri: Hëna e re në Shigjetar sjell zhgënjime dhe probleme
/tvklan.al












Botërori 2026 