Të ftuar:

Violeta Dajçi

Alda Zani

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta

Penne arrabbiata në Multicooker

400 g penne

3–4 lugë vaj ulliri

3 thelpinj hudhër

1–2 speca djegës

400 g domate te grira

Kripë

Majdanoz i freskët per servirje

Kaçkavall per servirje (opsionale)

Ossobuco me patate dhe karota

2-3 feta ossobuco (viçi)

4 patate mesatare

3 karrota

1 qepë e madhe

3 lugë vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle salcë domatesh

1 gotë verë e bardhë

500–600 ml ujë i nxehtë ose lëng mishi

Kripë & piper

2 gjethe dafinë

Çfarë është syri i thatë dhe shkaqet kryesore të rrezikut

“Sy të skuqur, të mbyllur”, rreziku i fshehur pas qerpikëve falsë

Sindroma e syrit të thatë paraqet shenja nga djegia apo irritimi deri te turbullimi e vështirësia për të parë qartë. Në këtë sëmundje ndikojnë shumë faktorë dhe është e përhapur pasi prek 10-30% të popullsisë në botë.

Okulistja Alda Zani shpjegon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se kjo ndodh për shkak të ekspozimit ndaj ekraneve, shtimin e sëmundjeve autoimunitare te moshat e reja, por edhe procedurat kozmetike.

 Vendosja e qerpikëve falsë apo “extension” siç quhen rëndom, është një nga shkaqet pse vajzat vuajnë prej syrit të thatë. Lentet e kontaktit gjithashtu, ndaj është shumë e rëndësishme higjiena në të dyja rastet.

Alda Zani: Qerpikët falsë, ataku, ngjitësi që përdoret për qerpikët fals ngjit edhe gjëndrat e kapakut të cilat lëshojnë një pjesë yndyrore. Duke i bllokuar ato, ne prishim cilësinë e lotit sepse ataku zbukuron qerpikët tanë sepse vendos qerpikët fals, por nga ana tjetër prish cilësinë e lotit dhe ka shumë vajza dhe gra të cilat përdorin qerpikët fals, vijnë në një moment me sy të skuqur, të mbyllur, pikërisht për këtë arsye.

Katerina Trungu: Pra nuk rekomandohet të vëmë qerpikë?

Alda Zani: Mirë është nëse vendosen, të vendosen larg rrënjës së qerpikut dhe ataku ose ngjitësi të jetë profesional, të mos jetë shumë toksik.

Katerina Trungu: Ka një lloj diference, një lloj tolerance.

Alda Zani: Edhe higjiena, higjiena është shumë e rëndësishme e qerpikëve falsë, duhet të kenë një higjienë shumë të mirë, është njësoj si lentet e kontaktit sepse këto janë trupa të huaj dhe çdo trup i huaj i vendosur në trupin tonë, duhet të jetë sa më i pastër.

Katerina Trungu: Edhe lentet e kontaktit?

Alda Zani: Lentet patjetër. Lentet vendosen në sipërfaqen okulare dhe bllokojnë oksigjenimin e kornesë dhe prishin lëvizjen natyrale të lotit në sipërfaqen okulare duke e tharë syrin. Madje ka persona që duhet patjetër të përdorin lot artificial që lentja të qëndrojë e puthitur dhe pa shkaktuar skuqje apo probleme të tjera.

Injeksionet estetike rreth syrit dhe kujdesi ndaj tyre

Telefonuesit shqetësime për lëkurën e sytë, mjeket këshillojnë

/tvklan.al