#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Alma Sulstarova – Drejtoreshë e Komiteti shqiptar të birësimit

Renisa Beqiri – Psikologe

Në skype: Anjeza Sanço

2 receta nga Znj.Vjollca

Domate të pjekura të mbushura me oriz

4 domatr (të mëdha)
2 qepë të njoma (pjesa e bardhë)
1 thelb hudhër
4-5 gjethe borzilok
Rigon
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
500 gr patate
1 lgj bukë të tharë
2 lgj djathe pekorino
2 thelpinj hudhra

Fillimisht pastrojmë domatet, i presim pjesën e sipërme si një kapak dhe pastrojmë tulin nga brenda duke e vendosur në një tas. Po në këtë tas shtojmë të bardhat e qepëve në copa, një thelb hudhër e më pas këta përbërës i kalojmë në një grirëse qepe ose blender dore e më pas i kthejmë në pure. Shtojmë dhe 3-4 gjethe borzilok dhe përsëri i grijmë në blender. Vendosim këtë salcë në një tas ku do të shtojmë pak rigon, vaj ulliri, pak djathë pekorino e më pas shtojmë orizin. Më pas qërojmë patatet, i presim ato në feta sipas dëshirës. I marinojmë me kripë, vaj ulliri, piper të zi, rigon, bukë të thekur të grirë përzier me pak djathë parmixhan. I vendosim patatet në një tavë ku midis tyre vendosim dhe domatet të cilat i mbushim me orizin e përgatitur. Vendosim kapakët mbi domate. Mbulojmë tavën me letër pjekje dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 15 minuta. Më pas largojmë letrën dhe i lëmë dhe 15-20 minuta të tjera, në total 30-35 minuta. Më pas i shërbejmë.

Sallatë e freskët me pulë, kungull dhe karrotë

400 gr gjoks pule
300 gr patate
300 gr karrota
300 gr kunguj të njomë
1 degë majdanoz
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
2 lgj lëng limoni
2 lgj uthull e bardhë
Majdanoz
Pastrojmë gjoksin e pulës dhe e vendosim me ujë të bollshëm të valuar, kripë dhe e lëmë mishin të ziejë për 25 minuta duke shtuar në të 1 degë majdanoz dhe 3-4 kokrra piper të zi. Ndërkohë presim karrotat për së gjati në trashësi 3 mm e më pas i presim këto feta në mënyrë diagonale me trashësi 4 mm në shkopinj të hollë. Po kështu veprojmë dhe me patatet. Kungullin e presim më katërsh për së gjati. Pastrojmë pjesën e farave dhe vazhdojmë prerjen diagonale. Ndërkohë kemi vendosur një tenxhere tjetër me ujë të bollshëm. Shtojmë në të kripë dhe 2 lugë gjelle uthull me qëllim që perimet të mbeten krokante. Shtojmë fillimisht karrotat. I lëmë të ziejnë 3 minuta. Më pas shtojmë patatet dhe pas 2 minutash shtojmë kungujt. I lëmë të ziejnë edhe për 2-3 minuta të tjera e më pas i kullojmë të gjitha perimet. Ndërkohë kemi larguar dhe mishin e pulës. E presim dhe atë në shirita të vegjël. Perimet dhe mishin i vendosim në një tas ose tavë të vogël. Shtojmë kripë, piper të zi, vaj, majdanoz të grirë hollë, limon. I përziejmë dhe i shërbejmë.

Dhunoi vajzën e birësuar, drejtoresha e komitetit: Më thoshte “Shiko çfarë vajze më keni sjellë”

Histori birësimi, përshtatja, lumturia, sfidat

“Vajza qante natën e kërkonte nënën”…Dhunoi vajzën e birësuar, rasti i paprecedent në Fier