Të ftuar:

Aida Ismalaj – Floriste

Fjorela Xhafera – Këngëtare

Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

2 receta

Thjerrëza me makarona të vogla

200 gr thjerrëza të thata (1 gotë)
1 qepë e vogël
1 karotë
1 degë selino
1 patate
Vaj ulliri
1 gjethe dafine
½ gotë verë e bardhë (opsionale)
1 lugë gjelle koncentrat domateje
Kripë
200 gr – 250 gr makarona të vogla ose guaskë
Majdanoz

-Për aromatizim në servirje
Vaj ulliri
1 thelpi hudhër
Pak spec djegës
1 lugë çaji kërcenjtë e majdanozit të grirë

Në një tenxhere të thellë ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe pasi i kemi prerë në kubikë të vegjël qepën, karotën dhe selinon, i kaurdisim me vajin e nxehtë. I shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë të avullojë alkoolin. Shtojmë thjerrëzat, patatet në kubikë + koncentratin e domateve, dafinën dhe ujë të nxehtë. I lëmë të ziejnë për 20 minuta. Shtojmë makaronat dhe i lëmë të gatuhen për aq minuta sa shkruhet në etiketë. Në fund, pasi makaronat të jenë zier, shtojmë majdanozin e grirë.Vaji aromatik:
Ngrohim pak vaj ulliri me hudhrën, specin djegës dhe kërcenin e majdanozit të grirë shumë imët. I lëmë në zjarr për 30 sekonda dhe i përdorim në fund nga 1 lugë në pjatë për të aromatizuar gjellën.

Feta bukë tepër të shijshme, të mbushura me proshutë dhe djathë në furrë

500 gr bukë e prerë në feta të holla
3 vezë + kripë
2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
1 gotë qumësht
2 lugë gjelle djathë parmexhano i grirë hollë

-Për mbushjen e bukëve

150 gr djathë që shkrihet
150 gr proshutë Hako

Fillimisht në një tepsi shtrojmë letër pjekjeje Fino. Në një tas përziejmë vezët me kripën + majdanozin e grirë shumë hollë. Shtojmë qumështin dhe e përziejmë mirë me tel dore + 1 lugë gjelle parmexhano të grirë dhe përsëri e përziejmë. Gjysmën e fetave, afërsisht 6 feta, i lagim mirë nga të dyja anët me salcën e përgatitur me vezë dhe qumësht, i vendosim fetat e lyera si bazë në tepsi. Vendosim mbi çdo fetë bukë proshutë të copëtuar në copëza. Mbi të vendosim djathin në feta ose të grirë në rende. Lyejmë fetat e bukës që mbeten dhe mbulojmë çdo mbushje duke formuar fetat çift, dy nga dy, të mbushura në mes. Në fund i spërkasim me pak parmezan të grirë, me qëllim që të bëhen krokante nga jashtë e të buta nga brenda.
I pjekim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta, dhe më pas i shërbejmë.

 Kur është koha dhe mënyra e duhur për mbjelljen e zhardhokëve?

Chrysanthi Kalogeri: Aspektet astrologjike për javën shumë dinamike, mos i kaloni kufijtë

Parashikimi i yjeve nga Chrysanthi Kalogeri: Situata shpërthyese dhe tensionuese

/tvklan.al