Të ftuar:

Marsid Sinani – Kirurg, Androlog

Delina Malaj – Psikologe

Në lidhje online, Valmir Bejko – Mjek Radiolog

2 receta

Spinaq me vezë në tigan

700–800 gr spinaq
1 thelpi hudhër
1 qepë të thatë mesatare
4–5 qepë të njoma
2 lugë gjelle oriz (të vendosura në ujë 20 min)
½ gotë ujë i nxehtë
Kripë + piper të zi + arrë moskat (sipas dëshirës)
1 tufë kopër + 1 tufë majdanoz, pak nenexhik
4–6 kokrra vezë sipas dëshirës

Lajmë spinaqin e presim atë trashë dhe e lëmë mënjanë që të kullojë mirë. Orizin e shpërlajmë dhe e lëmë në ujë të hidratohet.
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe e aromatizojmë atë me 1 thelpi hudhër. Shtojmë qepën e thatë të prerë hollë dhe e kavërdisim për 3 minuta.
Shtojmë qepët e njoma të prera hollë së bashku me orizin e zbutur. I përziejmë këto për 2–3 minuta e më pas shtojmë 1/2 gotë ujë të nxehtë me qëllim që qepa të zbutet pak.
Shtojmë duar – duar spinaqin duke e përzjerrë herë pas here deri sa spinaqi të ulë volumin.

Rregullojmë shijen me kripë + piper të zi + arrë moskat. Shtojmë erëzat e freskëta majdanoz, kopër, nenexhik dhe i përziejmë mirë. Kur spinaqi spinaqi të mos ketë ujë në tigan, hapim gropëza të vogla dhe vendosim vezët. I spërkatim ato me pak kripë dhe shumë pak piper të kuq sipas dëshirës. Vendosim kapakun dhe lëmë vezët te mpiksen në avullin e spinaqit për 5-7 minuta. Më pas e shërbejmë.

Strudel me mollë me petë sfoljatë

1 petë sfoljatë
500 gr mollë (Golden)
60 gr bukë të thekir të grirë
50 gr sheqer
50 gr rrush të thatë
80 gr arra
1 lugë gjelle lëkurë limoni
1 lugë gjelle lëng limon
Pak gjalpë
1 lugë kanellë pluhur

Për sipërfaqen:
1 të verdhë veze
1 lugë gjelle qumësht ose krem pana
1 lugë gjelle sheqer
Sheqer pluhur pasi të piqet dhe të ftohet

Fillimisht qërrojmë mollën nga lëkura, e presim atë në katërsh dhe më pas fetat i presim horizontalisht të holla. I vendosim ato në nje tas ku do ti shtojmë lëkurën e një limoni dhe lëngun e 1/2 e limonit dhe i përziejmë mirë.
Më pas shtojmë në tas rrushin e thatë të zbutur + kanellë + arra dhe më pas sheqerin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas dhe i lëmë mënjanë. Në një tigan vendosim një lugë gjelle gjalpë dhe kaurdisim bukën e thekur derisa të zverdhet pak dhe më pas e largojmë dhe e lëmë të ftohet. Vendosim petën sfoljatë mbi një letër pjekje Fino, e nivelojmë mirë atë dhe më pas shpërndajmë mbi të bukën e thekur të kaluar në gjalpë. Shpërndarja nuk bëhet në të gjithë sipërfaqen. 3-4 cm në të gjithë ojesën anësore lihet bosh me qëllim që të bëhet mbyllja e petës plotësisht. Mbi bukën e thekur në qendër shpërndajmë mbushjen me mollë, e nivelojmë mirë në mes të hapësirës ku kemi spërkatur bukën e thekur. Me ndihmën e letrës së pjekur bëjmë palosjen e petës nga të dyja pjesët anësore dhe e fiksojmë mirë me palosjen në pjesën anësore e më pas përziejmë të verdhën e vezës me qumësht ose pana. E lyejmë sipërfaqen e petës, e spërkatim me pak sheqer me qëllim që të bëhet krokante dhe bëjmë 3-4 prerje mbi të. E pjekim në temperaturë 180 gradë C për 40 minuta. Pasi është pjekur e lëmë të ftohet e më pas e pudrosim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë.

Kur bie dëshira seksuale tek meshkujt?

Infertiliteti mashkullor: Ku qëndron problemi?

Kur problemi mjekësor kthehet në problem në çift

/tvklan.al