Të ftuar:
Aida Quka: Mjeke neurologe
Në skype:
Aurora Dollenberg: Neuropsikiatre
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Supa klasike greke me pulë perime dhe limon
600 gr kofsha pule
600 gr perime ( karrota + presh + selino )
1 qepë mesatare
1 patate e madhe
Kripë + piper të zi
1 litër lëng perimesh
3-4 gota ujë ( sipas dëshirës )
Vaj ulliri
-Për shijen e supës
1-2 limona
2 të verdha veze
Majdanoz
Lajmë dhe thajmë copat e pulës dhe i skuqim ato në një tenxhere të thellë nga të dyja anët me vaj ulliri.
I mbulojmë në ujë dhe i lëmë të ziej për 20-25 min. Ndërkohë pastrojmë perimet, i presim ato në copa mesatare. Pas 20 min largojmë copat e pulë nga tenxherja, kullojmë lëngun me anë të një site dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere tjetër ngrohim pak vaj dhe kaurdisim lehtë qepën + preshin + karrotën për 5 min. Shtojmë më pas patatet në copa, i përziejmë së bashku e më pas shtojmë lëngun e pulës dhe lëmë perimet të ziejnë për 15 min. Më pas kalojmë perimet në blender duke i kthyer në krem. Shtojmë orizin dhe mishin të pastruar nga kocka dhe lëkura të copëtuara dhe lëmë të ziej orizi dhe të marrë supa shijen e duhur. Ndërkohë shtrydhim limonat dhe i përziejmë me 2 të verdha veze, i përziejmë duke shtuar 1 garuzhde lëng supe dhe më pas e shtojmë në tenxhere, i grijmë 1 grusht majdanoz dhe e shtojmë në supë + piper të zi e më pas e shërbejmë të ngrohtë.
Patate, spinaq dhe vezë, një kombinimin i shijshëm dhe i shëndetshëm
400 gr patate ( të ziera )
1 qepë e vogël
10-12 domate qershi
100 gr spinaq
100 gr djathë të bardhë
3 kokrra vezë
1/2 gotë qumësht ( 100 ml )
Vaj ulliri
Kripë + piper të zi
100 gr djathë mozzarela
Fillimisht qerojmë patatet, i presim në dysh ose katërsh nëse janë të mëdha. I vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë + kripë dhe i lëmë të ziejnë për 25 min nga pika e vlimit.
Më pas i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje + vaj dhe shtypim lehtë ose me një shtypse patatet dhe nivelojmë mbi bazë. E spërkasim me pak vaj. Mbi këtë bazë vendosim pak qepë të prerë hollë në fije, e më pas domate qershi të prerë në gjysma. Mbi domatet shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen gjethet e spinaqit të prera trashë, therrmojmë mbi spinaqin pak djathë të bardhë. Në një tas rrahim 3 vezë + qumështin + kripë dhe piper të zi, i përziejmë mirë dhe e shpërndajmë mbi spinaqin. Mbulojmë sipërfaqen e tavës me djathë mozzarela të grirë e më pas e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-25 min. E shërbejmë të ngrohtë në feta.
Nga pagjumësia te stresi: Faktorët që dobësojnë sistemin nervor
Kur rutina dëmton trurin: Çfarë duhet të dimë?
Quiz/ Loja telefonike
/tvklan.al












Botërori 2026 