Të ftuar:

Belina Pupa – psikoterapiste

Ermal Qori – gazetar

Silvana Bushati – ish-volejbolliste

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Osobuko me pure patate

4 racione osobuko viçi

2 lgj miell

1 lgj gjalpe + 3 lgj vaj ulliri

1 qepe mesatare

1 karrote

1 dege selino

Gjysmë gote verë e bardhë

1 gotë pure domate

1 gjethe dafine

2-2,5 gota lëng mishi ose pule

Për purenë

600 gr patate

1 lgj gjalpë

1 fk qumësht

Kripë dhe arrë moskat

Sallatë me thjerrëza

1 fç thjerrëza

80 gr ullinj jeshil

200 gr domate qershi

150 gr djathë feta

5 gjethe borzilok

Kripë dhe piper i zi

2 lgj uthull molle

3-4 lgj uthull molle

Puthjet në sy të fëmijëve, si ndikojnë tek të vegjlit?

A ka një masë në afrimitetin e çiftit në prani të fëmijës, si kanë ndryshuar kohët?

Telefonata që preku Katerina Trungun: Kam 6 fëmijë, nuk fle me burrin sepse vjen i dehur

Lidhur me temën nëse prindërit duhet të puthen në sy të fëmijëve, një telefonuese e programit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh kundër. Nëna e 6 fëmijëve ka zgjedhur të qëndrojë me ta në një dhomë ndërsa bashkëshorti fle veç në tjetrën. Ajo tregoi edhe arsyen e kësaj zgjedhjeje që vjen për shkak të bashkëshortit.

Telefonuesja: Kam 6 kalamaj.

Katerina Trungu:  Keni 6? Oh sa mirë!

Telefonuesja: Kam dy dhoma, unë fle me kalamajtë e mi vetëm, bashkëshorti vetëm.

Katerina Trungu:  Flini veç?

Telefonuesja: Po. Nuk fle me bashkëshortin sepse kam 6  kalamaj.

Katerina Trungu:  Kuptova. Dhe, si është jeta në çift ndërkohë, ju nuk e shkëmbeni asnjë puthje me njëri-tjetrin në sy të fëmijëve?

Telefonuesja: Asnjëherë.  Bashkëshorti po, por unë nuk pranoj para kalamajve.

Katerina Trungu:  Ah, nuk pranon!

Telefonuesja: Jo.

Katerina Trungu: Po pse e ke marrë këtë vendim?

Telefonuesja: Sepse burri është i pirë dhe nuk dua që… vjen i pirë, tapë, në një, në dy dhe nuk kam dëshirë.

Pas mbylljes së telefonatës, gazetari Ermal Qori evidentoi edhe faktin që tej puthjeve e dashurisë në familje, nuk mungojnë as rastet e gabuara. Në një moment, gazetari ndërpreu fjalën pasi vuri re Katerina Trungun disi të prekur.

“Jo, më rri dhe e mbaj mendjen pak aty te telefonuesja.  E kam mendjen aty për momentin”, u përgjigj  moderatorja.

“E kisha tmerr të shihja prindërit të putheshin”, Katerina Trungu tregon “krizat e xhelozisë”

Për Katerina Trungun, moderatoren e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, puthja e prindërve  para saj ishte “tmerr”. Gjatë bisedës me të ftuarit e ditës, ajo tregon se bezdisej vërtet nga kjo gjë e madje bëhej edhe xheloze. Reagimi më i parë i moderatores ishte që të hynte në mes për t’i ndarë nëse i shihte të putheshin.

Katerina Trungu: Unë kur kam qenë e vogël e kisha tmerr t’i shihja prindërit e mi duke u puthur.

Ermal Qori: Se ç’ke një  histori ti…

Katerina Trungu: Nuk e tregoj dot atë historinë!

Ermal Qori: Po s’ka gjë se jemi si të shtëpisë…

Katerina Trungu: Ermal, mos më provoko! Por vërtet, e kam patur bezdi domethënë, bëhesha  shumë xheloze,  e kisha shumë problem të putheshin dhe më duket sikur kjo gjë ka ndikuar gjithmonë.

Agida Koçi: Po tani? Domethënë ti në sy të fëmijëve?

Katerina Trungu: Me kujdes shumë, patjetër. Jo, jo,  nuk para… jam e kujdesshme.

Belina Pupa: A mund të ta bëj një pyetje? Sa kalamaj ishit në familje?

Katerina Trungu: Dy, unë dhe im vëlla.

Belina Pupa: Okej, a bëheshe xheloze kur puthnin vëllain,  a  beson se ke pasur një balancë për sa  i përket dashurisë që të kanë shprehur prindërit ty dhe vëllait tënd?

Katerina Trungu: Unë jam e para, vëllai s’ka qenë kur unë  i kisha këto krizat e xhelozisë. Unë nuk mund ta shihja tim atë të puthte mamin se isha unë aty, i ndaja, hyja në mes direkt. Kam qenë e tmerrshme.

Quiz televiziv