Të ftuar:
Hakil Osmani – meteorolog
Sheki Useini – mjeshtër meditimi
Igli Molla
Doklea Hadërgjonaj – psikologe
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Perime në furrë me krem
3 patate të mesme
2 karrota
1 brokoli
200g djath i bardhe
2–3 lugë vaj ulliri
Kripë , piper
Beshamel i shpejtë
2 lugë gjalpë
2 lugë miell
400 ml qumësht
Kripë
Arrëmoskat
30–50 g djathë të grirë
Kek me arra dhe çokollatë
3 vezë
200 g sheqer
120 g vaj luledielli
280 g qumësht
5 g ekstrakt vanilje
250 g miell per kek
35 g niseshte
10 g pluhur pjekjeje
140 g arra të grira
140 g pika çokollate të zezë
Shi dhe stuhi, moti i keq prek vendin
Dimri ‘troket’ të dielën! Meteorologu: Reshje anormale, intensitet i lartë brenda pak ditësh
Meteorologët kanë paralajmëruar që gjatë datave 18-22 nëntor, vendi do të përfshihet nga moti i keq, reshjet e shtrëngatat. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, meteorologu Hakil Osmani thekson se rrebeshet do të mbizotërojnë kryesisht në veri, ndërsa gjatë mbrëmjes intensiteti i tyre do të shtohet edhe në zonat jugore. E enjtja pritet të lehtësojë paksa situatën, por e diela do të jetë dita me më pak reshje.
Hakil Osmani: Parashikohet që jo vetëm sot, por edhe ditën e nesërme territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut herë pas here në formën e rrebesheve me intensitet të lartë, ku ditën e sotme të paktën në orët e pasdites, rrebeshet me intensitet të lartë do të jenë të fokusuara në zonat veriore, në qarkun e Shkodrës, Lezhës ku herë pas here do të sjellin edhe problematika. Sa u përket zonave qendrore dhe jugore pritet të jenë me intensitet mesatarisht të lartë. Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet me intensitet të lartë do të jenë prezent edhe në zonat jugore.
Edhe dita e mërkurë, nën ndikimin e reshjeve të shiut me intensitet mesatar lokalisht të lartë në zonat jugore, ndërsa në zonat veriore e qendrore pritet të kemi rrebeshe me intensitet mesatar.
Për fat të mirë, ka sinjale që dita e enjte të sjellë një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit duke bërë që të kemi reshje të pakta, por gjatë orëve të pasdites e mbrëmjes do të ketë vranësira, reshje shiu në formën e rrebesheve, do të jenë prezente edhe gjatë fundjavës, kryesisht ditën e shtunë, ndërsa ditën e diel do të kemi ulje të intensitetit të reshjeve.
Meteorologu paralajmëron se do të ketë problematika në lundrimin detar për shkak të shpejtësisë së erës.
Hakil Osmani: Një tjetër parametër mjaft problematik i kësaj jave do të jetë parametri i erës ku do të jetë një erë mjaft e fortë në det të hapur, me shpejtësi 95 km/h në hapësira detare, duke u afruar pranë brigjeve do të jetë me një shpejtësi 85-70 km/h duke bërë që të ketë det të trazuar jo vetëm ditën e sotme, por pothuajse gjatë gjithë kësaj jave, me dallgëzim 5-6 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rënie graduale dhe të dielën pritet që të trokasë vërtet dimri.
Hakil Osmani: Temperaturat e ajrit, ditën e sotme ndihen mjaft komode pasi janë regjistruar vlera 8 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet jo më shumë se 21 gradë Celsius. Nga dita e martë do të kemi një rënie graduale të temperaturave të ajrit, më e ndjeshme gjatë fundjavës dhe ditën e diel pritet të kemi rënie më të theksuar pasi regjistrohen vlera negative në zonat malore në verilindje të territorit shqiptar duke bërë që të kemi sinjale dëbore në verilindje të territorit. Reshjet e shiut do të sjellin problematika sa u përket përmbytjeve në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi shkarje të dherave nga reshjet e shiut.
Osmani shton se reshjet janë anormale për shkak të sasisë në raport me kohën.
Hakil Osmani: Këto reshje nuk janë normale pasi janë reshje me intensitet shumë të lartë në një afat të shkurtër kohor. Sigurisht që nëntori është një nga muajt më të lagësht të territorit shqiptar, por duhet t’i kishte reshjet më prezente, ditët të jenë më të shpeshta me reshje, por na ndodhin këto fenomene që sjellin reshje në 4-5 ditë që duhet të bien në një muaj.
Anatomia e lumturisë, si mund ta gjejmë nëpërmjet meditimit
Quiz televiziv
/tvklan.al












Botërori 2026 