Të ftuar:

Nini Feshti – Visual Editor

Klaudia Hasanllari – Pedagoge

Suzana Krosi – Sipërmarrëse

Ledia Fazlli – Konsulente vizash

3 receta

Sallatë me fasule

600 gr fasule të gatuara
1/2 qepë e kuqe
1 tufë majdanoz
1 spec të pjekur në vaj
7-8 domate qershi
1 grusht ullinj të zi
3 kastraveca turshi
3 vezë të ziera 10 minuta ( opsionale )

-Për marinimin

4 lugë gjelle vaj ulliri
1.5 – 2 lugë gjelle uthull molle
1 thelpi hudhër
Pak spec pikant
Kripë + vaj ulliri

Ziejmë fasulet, i ftohim dhe i kullojmë ato. Presim në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm qepën, specin dhe kastravecin turshi. Po ashtu domaten e presim në copa të vogla. Bashkojmë në një tas fasulet, qepën, specin kastravecin të prerë në kubikë, shtojmë majdanozin e grirë, ullinjtë. Bashkojmë në një tas përbërësit e marinimit duke shtypur dhe 1 thelpi hudhër, i përziejmë mirë me tel dore dhe më pas marinojmë sallatën. I përziejmë mirë dhe sipas dëshirës e servirim të zbukuruar në feta veza të ziera.

Byrek me petë shtëpie, pa furrë dhe gati për 20 minuta

Përbërësit për brumin:

500 gr miell
280–300 ml ujë të vakët
1 lugë çaji kripë
2 lugë gjelle vaj
1 lugë çaji uthull
Pak niseshte ose miell për hapjen e petëve

Për mbushjen:

500–600 gr spinaq
250–300 gr djathë i bardhë
2–3 lugë gjelle vaj ulliri
Pak kripë, sipas kripës së djathit

Hashure e thjeshtë në multicooker

300 gr grurë për hashure
1.2 litra ujë
220–250 gr sheqer, sipas shijes
Kanellë
100 gr arra të grira

Kur miqësia kthehet në një shpenzim të kushtueshëm…?

Kur nuk ke para për të dalë me shoqërinë,  a humbet miqësia?

A ruhet miqësia kur ndryshon statusi ekonomik?

/tvklan.al