Të ftuar:

Albana Ruçi: Gazetare

Andrea Vreto: Aktor

Genc Lleshi: Aktor

Xoxo: Këngëtar

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Byrek i shpejtë me djathë dhe vezë

450 gr miell
250 ml ujë
1 lugë gjelle vaj
1 lugë çaj kripë
120 gr margarinë për lyerjen e petës

-Mbushja

400 gr djathë të bardhë ose gjizë
3 kokrra vezë
1 lugë çaj miell
1 gotë qumësht ose kos
4 lugë gjelle vaj ulliri + ( vaj për lyerjen e tepsisë )

Bashkojmë përbërësit e brumit në një tas. I punojmë me duar derisa të na formohet një brum jo shumë i fortë. E punojmë brumin me duar për 5-7 min, e më pas e ndajmë në dy kulaç dhe e lëmë menjanë të mbuluar për 20-25 min.
Ndërkohë në një tas përziejmë vezët + miellin + qumështin + 4 lugë gjelle vaj ulliri + djathin të thermuar mirë.
I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe i lëmë menjanë. Në kulaçin e parë hapim një petë me rolenë, në madhësinë e 1 pice. E lyejmë me mangerinë dhe e palosom atë në 3 fletë duke e lyer me magerinë në çdo palosje e më pas e palosim përsëri vertikalisht 3 shtresa. Kështu vazhdojmë dhe me petën e dytë. Hapim petën e parë e vendosim në tepsinë e lyer. Vendosim mbushjen mbi të, hapim dhe petën e dytë, mbulojmë mbushjen, kthejmë anët e spërkatura me vaj dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë për 25-30 min.

Sallatë me panxhar dhe fasule

500 gr panxhar ( i gatuar )
1 kuti fasule ( pllaqi )
250 gr kastaravec turshi
1 tuf majdanoz
40 gr fara kungulli

-Salca

4.5 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull balsamik
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë çaj mjaltë

Presim panxharin në kuba ose në shirita, po ashtu dhe kastravecin në kubik të vegjël. Kullojmë fasulet dhe i vendosim në një tas së bashku me panxharin dhe kastravecin.
Vendosim të gjithë përbërësit e salcës në një gotë dhe i përziejmë mirë derisa salca të marrë trajtë kremoze.
Grimë hollë majdanozin, e shtojmë në tasin me panxhar, shtojmë salcën dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit në fund. Shtojmë farat e kungullit dhe sallata është gati për tu shërbyer.

A mendoni që i njihni njerëzit që ju rrethojnë?

Sa përshtaten fqinjët sot me njëri – tjetrin?

Filmi që bëri bashkë Albana Ruçin, Andrea Vreton, Genc Lleshin, Xoxo-n

/tvklan.al