Të ftuar:
Shukri Palushi: Infermier
Xhuliano Muca: Shef kuzhine
Gerta Vasku: Gazetare TV Klan
Marsel Zadrima: Këngëtar
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta
Fileto pule me salcë të bardhë
Waffle në tost
Festat në punë/ Si e kalojnë fundvitin profesionet e shërbimit?
“Gëzuar nga puna” rrëfimet e atyre që nuk ndalen as për festa
“Duhet ta bëja gjallë a vdekur”, momenti sfidues i Marsel Zadrimës/ Zbulon surprizën e Magic 4
Nata e ndërrimit të viteve është një nga mbrëmjet më të gëzuara në të gjithë botën. Tryezë përplot me gatime të veçanta, muzikë, njerëzit e dashur përkrah teksa të gjithë presin tiktak-un e orës për të trokitur gotat. Ndërsa na duket se të gjithë janë në këtë atmosferë, në të vërtetë disa janë në punë duke u kujdesur për të tjerët.
Mjekët në vijën e parë të frontit, zjarrfikësit, policia, gazetarët, kuzhinierët në restorante të ndryshme ku festohet apo edhe këngëtarët që sjellin festën. Këta të fundit duket sikur e kalojnë më bukur se të gjithë natën e ndërrimit të viteve, por këngëtari Marsel Zadrima thotë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se nuk është saktësisht kështu. Shprehja e famshme “shfaqja duhet të vazhdojë” nuk resht as kur përvëlohesh nga temperatura.
Marsel Zadrima: Vitin e shkuar, unë isha prezent në dy shfaqje të ndryshme deri para orës 12, pastaj në një vend tjetër, siç do të jem edhe sivjet. Kur kam mbaruar mbrëmjen, diku në orën 5 të mëngjesit, unë isha diku me 40 e pak vija dhe me ndihmën e sime shoqeje që fatmirësisht punon te sektori i shëndetësisë, më uli temperaturën se kam qenë shumë keq. Mirë, keq, dola në skenë sepse duhet të bëja detyrën gjallë apo vdekur.
Katerina Trungu: Po kjo është sakrificë shumë e madhe se me 40 as nuk sheh mirë.
Marsel Zadrima: Digjesha, përvëlohesha dhe në fund dola atje dhe e kam mbajtur deri në fund.
Sa i përket surprizave që mund të vijnë këtë vit nga Magic 4, Marseli tha se tashmë kanë punuar fort për të sjellë risi në performancat e tyre. Së shpejti, do të sjellin edhe bashkëpunime që do të mbajnë ‘vulën’ e Pirro Çakos, por emrin nuk e zbuloi ende.
Marsel Zadrima: Ne si Magic 4 jemi në fazën e rinovimit të tingullit, kemi avancuar në zhvillimin dhe ndryshimin e tingullit që të vjen në vesh, kemi punuar mjaft që të krijojmë një performancë të re dhe më dinamike nga ajo që kishim më përpara dhe jemi gjatë këtij procesi. Në fillim të vitit të ardhshëm, pretendojmë të nxjerrim dy super hite me një personazh që do ta kemi së bashku me ne dhe kompozim të Pirro Çakos. Shpresojmë që këto këngë që do të jenë në fillim të vitit që vjen, do të na japim një përparim tjetër në këtë punë që bëjmë. Shpresojmë që viti që vjen të jetë më i mirë se ky që iku, por edhe ky s’ka qenë i keq.
Çfarë dëshirojnë punonjësit që janë në punë më 31 dhjetor
/tvklan.al












Botërori 2026 