Të ftuar:

Alma Hoti – Regjisore

Mariklea Semanjaku

Iraklis Çarka – Student

Alesia Veliu

2 receta

Tavë me pulë të marinuar me kos dhe perime

800 gr – 1 kg mish pule
1 kg patate
1 qepë e madhe
2 speca jeshil
1-2 spec të kuq
1 lugë gjelle gjalpë për lyerjen e tavës

-Për salcën

2 lugë gjelle kos ( i plotë )
1/2 gotë vaj ulliri
4 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle salcë
1 lugë çaji piper të kuq pluhur
Kripë + piper të zi + rigon ose trumzë

Lyejmë tavën me gjalpë ambienti. Patatet i presim në feta rrumbullake ( jo të holla ) dhe i vendosim në fund të tavës si bazë. Mbi patatet vendosim qepën të prerë në fije të holla e mbi qepë vendosim specat të prerë në feta të rrumbullakta. Në një tas përziejmë jo të gjithë e salcës ( mirë do të ishte që ti mbulonim dhe ti linim të marinoheshin për 2 orë ) duke i rradhitur mbi perime sipas dëshirës. Mund të vendosim midis thelave të mishit hudhra dhe domate në feta ose pomodorini. Mbulojmë tavën me letër pjekje Fino, të lagur me ujë. E vendosim tavën në furrë në temperaturë në 200 gradë për 40 min, më pas largojmë letër dhe e lëmë dhe pak derisa mishi dhe perimet të marrin ngjyrë të artë. E shoqërojmë me sallatë ose kos me erza.

Supë kremoze me finok dhe patate

400 gr finok
2 patate
1 qepë e vogël shalot
2 lugë gjelle djathë krem philadelphia
3 lugë gjelle djathë pecorino
2 feta bukë
Vaj ulliri
Rigon
Kripë dhe piper të zi

Pastrojmë dhe presim finokun n ë fije ose feta duke ruajtur disa gjethe të gjelbra për dekorin. Qerojmë patatet dhe i presim ato në kubikë të vegjël. Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën ( shalot ) të grirë hollë së bashku me pak gjethe finoku. Shtojmë patatet dhe finokun e grirë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zidhe e lëmë të kaurdisin për 2-3 minuta. Shtojmë ujë sa të mbulohen pak perimet. Vendosim kapakun dhe lëmë perimet të ziejnë për 10 minuta në zjarr të fortë ose derisa perimet të zbuten. Gjatë kësaj kohe presim bukën në kubik dhe e skuqim atë në vaj ulliri, në fund e spërkasim bukën me pak rigon dhe e lëmë mënjanë. Kur perimet të kenë zierë shtojmë djathin pekorino të grirë në rende dhe djathin krem philadelphia. Kalojmë supën në blender dore derisa të na formohet një krem i butë homogjen. Servirim supën duke shtuar në pjatë kubikë buke të thekur dhe disa gjethe kopër. E spërkasim me pak piper të zi dhe pak vaj ulliri.

Si është marrëdhënia e të rinjve me ushqimin e shëndetshëm?

A dinë të rinjtë të gatuajnë?

Si është marrëdhënia e të rinjve me ushqimin e shëndetshëm? (Pjesa 2)

/tvklan.al