#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar: Marin Meksi, Mario Dine, Enxhi Valteri, Erion Muça

2 receta nga Znj. Vjollca

Receta me kungullesha, do ju shijojë më shumë se pica

2 kunguj mesatar
2 patate mesatare
1 qepë të vogël
2 karrota mesatare
150 gr djathë
Kripë + 1 thelpi hudhër
Vaj ulliri

-Për brumin

3 vezë
1 gotë qumësht
1 gotë miell + pak pluhur pjekës
Pak kopër ose majdanoz
Kripë + piper të zi

Kungullin e grimë në rende të trashë dhe e spërkasim me pak kripë për 5 min. Më pas e kullojmë mirë dhe e shtrydhim fort me duar ose me një picetë. Po ashtu dhe patatet i grijmë në rende dhe i shtrydhim me duar. Në një tigan me 4-5 lugë gjelle vaj ulliri. Kaurdisim qepën të grirë në kubik të vegjël sa të bëhët transparente, e më pas shtojmë karrotat në rende dhe i gatuajmë së bashku për 5 min. Në fund shtojmë dhe 1 thelpi hudhur të shtypur. Shtojmë në tasin me kungull dhe patatet e grira, përbërësit e tiganit dhe i përziejmë së bashku. Në një tas përziejmë vezët e plota + kripë dhe piper të zi + qumështin + miell + kopër ose majdanoz të grirë hollë. I përziejmë mirë e më pas brumin e shtojmë në tasin me perime dhe vazhdojmë përzierjen sa të na formohet një masë jo shumë e trashë. Në një tavë ku kemi shtuar letër pjekje me masë 34-42 nivelojmë brumin me perime në trashëinë 1.5 cm të hollë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 min, më pas e nxjerrim nga furra. Shtojmë djathin e grirë e më pas vendosim në tavë për 15 min.

Supë e shijshme me pulë

400 gr mish pule
1 qepë
1 spec i kuq
1 karrotë
1 lugë gjelle miell
1.2 litër lëng pule
1/2 makarona të holla ( Shehrie )
Kripër + piper të zi
1 lugë gjelle gjalp + vaj ulliri
2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
2 lugë gjelle lëng limoni ( opsionale )

Kaurdisim mishin e pulës në një tenxhere me pak gjalp dhe vaj për 5 min. Shtojmë 1.5 litër ujë dhe lëmë pulën të ziejë për 30 min. 10 min pasi fillon zierja shtojmë dhe pak kripë. Pas zierjes coptojmë mishin në copëza. Ndërkohë në një tenxhere tjetër shtojmë gjalpin e mbetur + 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën për 5 min. Shtojmë specin në kubik shumë të vegjël + karrotën në rende dhe vazhdojmë përzierjen për 2 min. Miellin e përziejmë e më pas shtojmë lëngun e pulës + mishin e copëtuar, makaronat. Provojmë shijen dhe rregullojmë atë me pak kripë + piper të zi. Vendosim kapakun dhe i lëmë përbërësit të ziejnë për 10 min. Në fund shtojmë majdanozin nëse dëshironi. Mund të shtoni pak lëng limoni ose jo.

Në profesion me një pagë të vogël, apo jashtë profesionit me një pagë shumë të mirë

Sfidat dhe vështirësitë e nisjes së një profesioni të dytë nga fillimi

Erion Muça: Ja cilët janë profesionet e kërkuara në treg nga të rinjtë

/tvklan.al