Të ftuar:
Fitnete Stafsulaj – Terapiste Zhvillimi
Klaudia Kastrati – Blogere
Emanuela Xhelilaj – Sociologe
Eda Elbasani – Pedagoge, Stomatologe
2 receta
Tortë me pjeshkë të karamelizuara
4 pjeshkë
3 vezë
1 gotë sheqer
100 gr kos (i trashë)
150 gr gjalpë (bimor)
Vanilje
Lëkura e një limoni
250 gr miell
1 pako pluhur pjekës
1 majë kripë
-Për karamelin
100 gr sheqer
2 lugë gjelle ujë
1 lugë gjelle gjalpë
Tavë keku me diametër 22 cm + letër pjekje.
Fillimisht në një tavë keku fiksojmë letër pjekje dhe më pas vendosim fetat e pjeshkës sipas dëshirës suaj. Në një tigan vendosim sheqerin + ujin. Gjatë shkrirjes nuk e përziejmë me lugë. E lëmë sheqerin të shkrijë në temperaturë mesatare deri sa të karamelizohet në ngjyrë të verdhë karameli. Shtojmë një lugë gjalpë dhe e përziejmë deri sa të marrë trajtë kremi dhe e shperndajmë mbi fetat e pjeshkëve. Në një tas të madh përziejmë vezët + pak kripë + sheqerin, kosin, gjalpin, vaniljen, lëkurën e limonit. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Shtojmë miellin + pluhurin pjekës dhe i përziejmë mirë derisa sa të na formohet një brumë i lëmuar. Mbulojmë fetat e pjeshkëve me brumin e përgatitur, e nivelojmë mirë në tavë dhe vendosim tortën në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë C për 40-45 minuta. Pasi piqet e lëmë të pushojë dhe e kthejmë me kujdes përmbys me qëllim që pjeshkët të dalin në sipërfaqe.
Karkaleca në grill me orzo kremoze me limon
Për orzon:
300 gr makarona orzo
1 qepë e vogël, e grirë imët
2 thelpinj hudhër
200 gr domate qershi, të prera përgjysmë
700–750 ml lëng perimesh ose peshku
Lëngu dhe lëkura e grirë e 1 limoni
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper
Majdanoz i freskët
Për karkalecat:
500g karkaleca të pastruar
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 thelpi hudhër e grirë
½ lugë çaji spec i kuq
Pak rigon
Kripë dhe piper
Pak lëng limoni
Si ta mësoj fëmijën të dallojë një shoqëri të mirë?
Bullizmi, si ta mbroj fëmijën tim?
“Fjalët e pista” tek fëmijët, efektet e tyre në shoqëri
/tvklan.al












Botërori 2026 