Të ftuar:
Sezer Arslan: Hairstylist
Marsel Zadrima: Këngëtar
Teuta Borova: Udhëtare
Elida Marvataj: Gazetare
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pastiçe me mish të grirë dhe bizele
500 gr makarona ( Bucatini )
1 qepë
400 gr mish të grirë
1/2 gotë verë të bardhë
150 gr bizele ( opsionale )
1 magi ( viçi ) + 300 gr pure domate
Kripë+ piper të zi
Vaj
-Për beshamelin
50 gr gjalp
50 gr miell
500 ml qumësht
Kripë + arrë moskat
70 gr parmixhano
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm. Në një tigan përgatisim kimën. Ngrohim vajin dhe kaurdisim lehtë 1 qepë të vogël. Shtojmë mishin dhe vazhdojmë përzierjen derisa mishi të mos ketë lagështirë. E shuajmë me verë dhe lëmë të gatuhet për pak minuta sa të avullojë dhe alkoli i verës. Shtojmë purenë e domates. Rregullojmë shijen me 1 kub magi viçi + pak kripë dhe piper të zi. Lëmë mishin të gatuhet duke shtuar dhe bizele + 0.5 gotë ujë makaronash. Ndërkohë në një tigan salce përgatisim beshamelin. Shtojmë makaronat të ziejnë me 1 lugë çaj kripë dhe i lëmë të ziejnë vetëm 5 min. 4 min më pak se koha e zierjes. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në një tepsi të lyer me 2 lugë gjelle beshamel me bazë gjysmat e makaronave. Për 40 min shtojmë në mes kimën me mish dhe bizele, me pas mbulojmë kimën me makaronat e mbetura. Ky është 1 variant por edhe mund t’i përziejmë në një tas makaronat me kimën dhe me 1/2 beshamelin pasi e nivelojmë në tavë. Mbulojmë sipërfaqen me gjysmën e mbetur të beshamelit, e pudrosim me parmixhano në sipërfaqe dhe e pjekim në temperaturen 200 gradë për 25-30 min.
Qofte me lulelakër në salcë domate
700 gr lulelakër
100 gr djathë feta
2 lugë gjelle majdanoz
1 kokërr vezë
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle parmixhano ( 30 gr )
Kripë + piper të zi
-Për salcën
4 lugë gjelle vaj ulliri
350 gr pure domate
2 thelpinj hudhra
Kripë + piper të zi
Ziejmë lulelakrën të ndarë në lule për 6-7 min. E kullojmë atë dhe me ndihmën e shtypësit të patates ose të një piruni. E kthejmë lulelakren, e ziejmë në pure. Shtojmë në të pak kripë + piper të zi + djathin e thërrmuar + vezën + miellin + parmixhanon e grirë + majdanozin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas formojmë qofte sferike mesatare dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe shtojmë në të hudhrat, purenë e domatës. I lëmë të ziejnë për 3-4 min në temperaturen mesatare, e më pas shtojmë në tigan qoftet të cilat i lëmë të gatuhen ( të ziejnë ) të mbuluara me kapak për 6-7 min sa të lidhet veza me djathrat pasi lulelakra është e gatuar. E servirim të freskuar përsëri me majdanoz.
Rivaliteti mes motrave dhe vëllezërve
Katerina Trungu shpreson ndryshimin nga Sezeri, parukieri ‘e zhgënjen’
Në familjen e parukierit të njohur, Sezer Arslan janë 8 fëmijë, 4 djem e 4 vajza. Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ai tregon se prindërit kanë ditur gjithnjë të vendosin balancat mes fëmijëve dhe rivaliteti nuk është ndier.
Së fundmi, ka pasur një dinamikë të re me ndarjen e pasurisë e cila sipas traditës, u takon vetëm djemve ndërsa vajzat nuk do të marrin asgjë. Kjo ‘e zhgënjen’ paksa Katerina Trungun që priste të dëgjonte se të rinjtë e kanë thyer traditën duke e ndarë në mënyrë të barabartë.
Sezer: Kur ka vdekur gjyshi im që kanë ngelur tokat, aty ne çunat kemi filluar diçka se gocave nuk u japim gjë, ashtu e kemi zakon, si traditë dhe gocat nuk marrin.
Katerina Trungu: Po pse, vazhdon akoma ky lloj rregulli, është i pranuar?
Sezer: Ne jemi të rinj, kurse në kohën e babit tim vazhdon akoma kështu që hallat nuk e duan, si traditë e ka babi im dhe babi im thotë nuk të takon, por prapë thotë ju e dini.
Katerina Trungu: E keni toleruar besoj deri diku…
Sezer: Ju çunat e dini jepni a nuk jepni edhe ne nuk japim.
Ermelinda Ndoja: Shumë troç!
Katerina Trungu: Unë e shkreta po prisja të më thoshte po, ne kemi bërë ndryshim.
Sezer: Të kishte më shumë, okej, por ne vazhdojmë akoma.
Katerina Trungu: Po kështu i keni marrëdhëniet e mira?
Sezer: Marrëdhëniet i kemi shumë të mira, thjesht mes neve vëllezërve ka filluar pak ajo pse ti, pse unë?
Çfarë e shkakton rivalitetin mes motrave dhe vëllezërve dhe si duhet trajtuar?
Vëllai i zuri shtratin, Teuta Borova s’e harron ende: Fjeta nën të dhe s’e pa askush
Parapërgatitja e fëmijëve më të mëdhenj për ardhjen e një bebeje në shtëpi theksohet disa herë nga Teuta Borova si diçka shumë e rëndësishme që prindërit duhet ta bëjnë. Ajo ka kujtuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan sesi ardhja e papritur e vëllait ‘i kushtoi’ shtratin e saj. Mbrëmjen që ai erdhi në shtëpi, ajo shkoi fshehurazi në dhomë për t’u shtrirë nën krevat, edhe pse ishte një natë dhjetori.
“Kur im vëlla erdhi në jetë pas 4 vitesh e gjysmë, pas 3 vajzave, ai fjeti te krevati im por mua prindërit nuk më kishin thënë më përpara që ti do të kalosh, do të flesh me motrat se je e rritur dhe ai do të flejë në dhomë me ne. Unë, ai ka lindur edhe në natë dhjetori dhe unë s’e harroj, edhe pse kanë kaluar gjithë këto vite, ai më kishte zënë krevatin dhe unë, në natë dhjetori, ai ka lindur më 19, duhet të ketë ardhur në shtëpi më 23-24 dhjetor, unë kam fjetur nën krevat dhe shihja mamin tim që ndizte dritën, që i jepte gji dhe nuk e dinte që unë isha poshtë krevatit”, tha Borova.
Profesionet e njëjta a sjellin “armiqësi” mes motrave & vëllezërve?
Vëllai i bënte ‘llogarinë’, Sezeri tregon si ia doli ta kthente në anën e tij
Ai është një nga parukierët më të famshëm në Shqipëri, por në shtëpinë e tij në Turqi duket se nuk e kuptojnë aspak sa i njohur është. Bëhet fjalë për Sezer Arslan, parukierin turk që prej vitesh është vendosur në Shqipëri dhe kujdeset për imazhin e njerëzve të famshëm.
Ai shpjegon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se edhe pse është munduar t’ua shpjegojë punën e tij, për ta është e vështirë. Sukesi i tij është mirëpritur nga familja, por Sezeri kujton një episod disi të pakëndshëm me vëllain e vogël, i cili u bë xheloz për të.
Sezer: Më ka ndodhur me vëllain e vogël kjo gjë. Ne kemi 6 vjet diferencë edhe në një muahbet të shtëpisë që ishim të ulur dhe mirë që kam pasur edhe mamin, motrat e mëdha, vëllezërit dhe mirë që ka folur atje. Kam dëshmitarë dhe unë i vura në kokë fjalët që ti pse ikën shumë andej-këtej, ti pse blen shumë gjëra?
Katerina Trungu: Po pra, fillojnë bëjnë ca llogari që s’iu takojnë, fillojnë bëjnë llogaritë e tua.
Sezer: I thashë, vëlla, kam punuar 10 vite. 18 vjeç kam ardhur, kam luftuar vetë, kam bërë vetë. Çfarë kam më shumë se ti? Ti pse nuk bën? Dhe kam filluar të flas edhe para mamit, mami prekej, unë flisja me vëllain. Mami prapë prekej se e ka të vogël, unë prapë drejt e drejt. Pastaj e pashë që është i vogël, mund të ketë por s’ka problem, është vëllai im. E mora, e bëra parukier, hapi dyqanin e vet, tani është si unë. I dhashë drejtim dhe e fitova edhe atë pastaj.